Flash News

KRYESORE

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri, emrat që plotësojnë kriteret

Zgjedhja e kryeprokurorit të ri, emrat që plotësojnë

Në 11 dhjetor është thirrur mbledhja e Përgjithshme e Prokurorëve ku do të zgjidhen anëtarët e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, institucion i ri i krijuar pas reformës në drejtësi.

Pas ngritjes së KLP-së, kjo e fundit do të zgjedhë tre emra për e Prokurorin e Përgjithshëm të cilët do të dërgohen në Kuvend për votim, ku për emërimin e tij duhen 3/5-at e votave. Në rast se Kuvendi dështon, atëherë është KLP-ja ajo që zgjedh kryeprokurorin.

Sipas listës së prokurorëve që kanë kaluar vettingu, deri më tani tre janë emrat të cilët i plotësojnë kriteret për të qenë kryeprokuror, Arta Marku, Besnik Muçi dhe Arben Dollapaj.

Kandidati për Prokuror të Përgjithshëm, duhet të ketë jo më pak se 15 vjet përvojë pune, të ketë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi. Nuk duhet të ketë mbajtur funksione politike në administratën publike, ose pozicione drejtuese në parti politike gjatë 10 vjetëve të fundit përpara kandidimit.

Të fundit