Zgjedhja e Metës president, mediat greke: Athina ndihet e lehtësuar

Gazeta greke “Kathimerini” ka komentuar zhvillimet e fundit në Maqedoni dhe Shqipëri lidhur me qëndrimet që po mban qeveria e Athinës.

Kjo gazetë shkruan se Greqia ndihet disi më e lehtësuar pas zgjedhjes së Ilir Metës president, pasi qëndrimi i tij lidhur me pretendimet e komunitetit çam janë shumë herë më të moderuara sesa qëndrimi i kryeministrit Edi Rama, që Kathimerini e konsideron armiqësor.

Kathimerini shkruan edhe për situatën në Maqedoni dhe zbulon se Athina mbështet zgjedhjen e Talat Xhaferit në krye të Kuvendit dhe se shpreson që reagimi i Berlinit do të ulë tensioned në vendin fqinj.