Flash News

KRYESORE

Zgjedhja e negociatorëve për detin, Paskal Milo: Është ushtarak i njohur, ka mbajtur poste të larta!

Ish-ministri i Jashtëm Paskal i ftuar në “News 24” ka folur për zgjedhjen e grupit të negociatorëve të Shqipërisë për marrëveshjen e detit me Greqinë. Sa i përket zgjedhjes së Ylber Dogjanit si drejtues negociatash për çështjen e detit, Milo u shpreh, “Është një ushtarak shumë i njohur, ka qenë në poste shumë të larta…Ai ka shkruar për kanalin e Korfuzit”, u shpreh Milo duke konfirmuar në këtë mënyrë pëlqimin që në një post të tillë ta mbajë Dogjani.

Theksojmë se grupi shqiptar do të ketë dy bashkëkryetarë, një përfaqësues të ushtrisë, një nga diplomacia, dhe 10 anëtarë të tjerë. Gjeneral Major Ylber Dogjani, i cili mban postin e Komandatit të Forcës detare do të drejtojë negociatat së bashku me Armand Skapin, diplomat dhe drejtues në Ministrinë e Jashtme.

Lexo edhe: “CV” e dy bashkëkryetarëve, kush janë Ylber Dogjani dhe Armand Skapi që do udhëheqin negociatat e detit; njëri i specializuar në Greqi 

Të fundit