Flash News

KRYESORE

“Zgjedhje apo ankand?!” Ervin Salianji denoncon me emër dhe mbiemër drejtorët e Korçës: Shpërndajnë para në këmbim të votës

“Zgjedhje apo ankand?!” Ervin Salianji denoncon me emër dhe

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në qarkun Korçë, Ervin Salianji denoncon përmes një statusi në rrjetet sociale disa drejtorë dhe zyrtarë të këtij qarku se po shpërndajnë para dhe ndihma në këmbim të votës.

Sipas Salianjit  dyshohet se se Kliton Kita drejtor i taksave po shpërndajn para dhe ndihma në lagjet 4 dhe 14, në lagjen 5 Enver Shahinas Drejtor i INUK, në lagjen 17 Andi Sula, ZVRPP, në lagjen 6 Solien Prifti drejtor në bashki, në lagjen 4 kunati i kryetarit të bashkisë Korçe,  në lagjet 6,7 Petrika Tollkuci drejtor i ISKSH, në lagjen 10 Fioralba Vukatana Drejtore e Arkivës, në lagje 10, Erion Qelemeni drejtor i pyjores, etj.

Denoncimi i Salianjit:

Zgjedhje apo ankand?!

Gjate gjithe muajit ne kemi bere takime dhe kemi ofruar program dhe ekip, kemi degjuar qytetaret dhe kemi dhene propozimet tona per zgjidhjen e krizes! Partite e tjera rralle I kemi hasur apo ndeshur neper lagje, ne qytet apo ne fshatra….sepse ata e kane nje plan. Sot gjate dites dhe deri ne keto ore jane neper zona dhe sipas te dhenave tona kemi dyshimin e arsyeshem se po shperndahen para dhe ndihma nga keta individe:

Ne Korce ne lagjet 4 dhe 14 dyshohet se Kliton Kita drejtor i taksave, ne lagjen 5 Enver Shahinas Drejtor i INUK, ne lagjen 17 Andi Sula ZVRPP, lagje 6 Solien Prifti drejtor ne bashki, lagje 4 kunati i kryetarit te bashkise Korce, lagje 6,7 Petrika Tollkuci drejtor i ISKSH, Lagje 10 Fioralba Vukatana Drejtore e Arkives, lagje 10, Erion Qelemeni drejtor i pyjores, lagje 4 dhe Dvoran Artur Qeramixhiu

Ne Pirg Vullnet Gjolla Drejtor i Bujqesise, Vasillaq Cinoku nenkryetar i bashkise Maliq, Florenc Tabaku ne Vashtemi, Kleanthi Mingo ne Pirg, Besmir Kulla inspektor tatimesh, Pranvera Begolli lagje 3 Maliq, Luan Riska drejtoria e bujqesise Podgorie

Të fundit