Zgjedhje lokale pa opozitën? Veliaj është dakord: Asnjë arsye pse të shtyhen

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është dakord që zgjedhjet e 30 qershorit të bëhën edhe pa opozitën. Veliaj jusifikohet duke thënë nëse ato nuk zhvillohen atëherë në Tiranë pas 30 korrikut nuk mund te behet asgjë ndërsa shton se edhe ligjerisht është e pamundur të shtyhen.

“Me 30 Qershor do te kete zgjedhje. Nese nuk ka zgjedhje, pas 30 korrikut, nuk behet dot me asnje pune ne Tirane, sepse nuk delegohet firma. Edhe zv. kryetari eshte i emeruar. Unë e shikoj të pamundur dhe të paarsyeshme që të shtyhen, me ligjet sot është e pamundur që të shtyhen, unë nuk shoh arsye se pse parlamenti ti hyjë kësaj lojë me shtyrje zgjedhjesh”, deklaroi ia në ‘Real Story’.

Opozita refuzoi pak ditë më parë depozitimin e propozimeve për anetaret e Komisioneve të Zonave të Administrimit Zgjedhor (KZAZ-të), duke treguar se mund te bojkotojë edhe zgjedhjet lokale.

Protesta që rrëzoi gjysmën e qeverisë, Veliaj mbështet rikthimin e studentëve në shesh: Më kujtojnë veten time