Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Arben Ristani, ish-deputeti i Partisë Demokratike, e cilëson të pamundur organizimin e zgjedhjeve me 13 Tetor nëse palët nuk bien dakord. “Nuk mund të ketë 13 tetor nëse nuk ka dakordësi mes palëve” tha Ristani nga studio e emisionit “Real Story” në Vizion Plus, duke shtuar gjithashtu se sa më shumë ditët kalojnë pa arritjen e një marrëveshje aq më i vështirë dhe i pamundur bëhet 13 tetori.
Ristani cilësoi se dialogu dhe reflektimi sa më shpejt mes palëve politike është gjëja e duhur për kthimin në normalitet të vendit. “Për momentin politika është kapur pas datës 13 tetor që sigurisht pas arritjes me dakordësinë e palëve mund të ketë një 13 tetor. Kjo nuk do të ishte një çudi e madhe, megjithëse gjërat kanë shkuar larg tashmë. Mbase pasi të dal nga loja edhe 13 tetori do të shtrohet ndryshe, por unë shpresoj më shpejt tek një reflektim për situatën. Këtu kaosi është prezent, këtu çuarja e shtetit në një absurditet është i prekshëm, të gjithë e shohim dhe e dimë, ne ecim mbi mina në rrugë tonë dhe shpresoj shumë që mendjet të ndriçohen dhe njerëzit të ulen në bisedime dhe të gjejnë gjuhën për të mirën e këtij vendi. Unë besoj se vendi duhet futur në rrugën e vet normale dhe në të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe shqiptarët të vendosin se si dhe nga kush duan të drejtohen”, deklaroi Ristani.
Ristani ka komentuar edhe vendimet e ndryshme të gjykatave për konfirmimin e mandatit të Kryetarëve të rinj të Bashkisë, duke cilësuar se kjo ndodh për shkak të mungesës së Gjykatës Kushtetuese. “Ka pasur vendime të gjykatave që kanë konfirmuar mandatet e kryetarëve të bashkive, por ka pasur edhe një vendimmarrje tjetër nga gjykata. Sa më shumë kalojnë ditët, sa ma shumë vendimmarrje për njohjen e mandateve të kryebashkiakëve aq më e vështirë dhe i pamundur behet 13 tetori të jetë një datë reale. Kjo vjen në kushtet kur nuk ke Gjykatë Kushtetuese që mund ta kishe futur në lojë për të kërkuar pavlefshmëri të vendimmarrjeve të marra deri tani, kështu që nuk ka zgjidhje tjetër. Por gjithsesi mundësitë janë po të ulen dhe të bien dakord palët”, përfundoi Ristani.