Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Pak ditë para zgjedhjeve të dielën, parlamenti austriak shpalli emergjencën, jo atë politike, por të klimës. Me këtë aksion simbolik të gjitha partitë, përveç FPÖ-së, duan të japin një sinjal në një fushatë zgjedhore zvarritëse. Lufta kundër ngrohjes globlale është në modë tani. Edhe kandidati për kancelar, Sebastian Kurz e ka zbuluar këtë temë. Në fund të fundit, ish-kancelari i rrëzuar, Kurz, 33 vjeçar nuk mund të flasë gjithmonë për pengimin e migracionit në republikën e alpeve. Populistët e djathtë janë të vetmit që e quajnë histeri kufizimin e emetimit të CO2-it. Norbert Hofer, fytyra e re të djathtëve, e quan ndryshimin e klimës si Donald Trump apo kolegët e partisë populistë gjermane, AfD një gënjeshtër të fryrë tej mase.
Skandali "Ibiza" e rrëzoi koalicionin
Skandali i ish-kryetarit të partisë, FPÖ, Heinz-Christian Strache, që i ofroi favore një mbese të një gjoja oligarku rus, nuk luajti rol parësor në fushatë. Videoja e regjistruar në fshehtësi në Ibiza shkaktoi një tronditje të madhe në Austri duke sjellë rrëzimin e koalicionit të konservatorëve me populistët nën Sebastian Kurz. Pas skandalit, Kurz u detyrua të largojë edhe ministrin e Brendshëm të FPÖ, Herbert Kickl. Pas kësaj, FPÖ u hakmorr duke kërkuar një mocion mosbesimi për kancelarin, gjë që solli rrëzimin e tij dhe hapi rrugën për zgjedhje të reja. Partia populiste e djathtë e sheh veten si viktimë të një „bande kriminale". Lidhur me skandalin e regjistrimit të videos qarkullojnë disa teori konspirative.
Kurz kryeson
Fundi jo i lavdishëm i koalicionit të partisë konservatore, ÖVP dhe djathtistëve të FPÖ nuk e ka dëmtuar ish-partnerin konservator. Sipas sondazheve të fundit, Sebastian Kurz me një ÖVP të prerë si me masë për të, kap vlerat e 33-35 %. Ai me gjasë ka për të marrë më shumë vota se në zgjedhjet e fundit, dhe mund të bëhet me distancë forca kryesore. FPÖ që ende duhet të luftojë me veten, nëse duhet ta nxjerrë jashtë delen e zezë me emrin, Heinz-Christian Strache mund të kapë 21-23%. Asaj i duhet të luftojë me socialdemokratët, që në sondazhe renditen me 25-23%, për të zënë vendin e dytë.
Akuza të reja kundër Strache
Ndërkohë po zhvillohen hetime kundër ish-kryetarit të përfshirë në skandal, FPÖ, Heinz-Christian Strache. Dyshohet, se ai së bashku me gruan, sekretaren dhe truprojën e tij kanë keqpërdorur fonde dhe kanë marrë para nga oligarkë të dyshimtë nga Europa Lindore. Truproja e tij ka pranuar të flasë dhe madje luan rol edhe në aferën e Ibizas. Megjithëse brenda FPÖ-së tani po nxirren në shesh shumë të palara, kryesia mbetet e qetë. „Ne kemi shumë votues tradicionalë që mbeten besnik", tha një funksionare e lartë së fundmi.
Mes partive të vogla mund të gëzohen Të Gjelbrit. Ata pritet të kapërcejnë këtë herë pengesën e 4% dhe të futen në parlament, në të cilin ishin pjesë deri në vitin 2017. Kjo falë temës qendrore të ndryshimit të klimës, thotë kreu i të Gjelbërve austriakë, Werner Kogler.
Slloganet e fushatës
Duelet televizive gjatë fushatës përgjithësisht ishin paqësore. Kreu i ÖVP-së, Sebastian Kurz i dha vetes imazhin e djalit të thjeshtë nga fshati. Ai nuk harronte të përmendte, se tek gjyshërit në një zonë fshatare me dëshirë ka përkëdhelur dhitë. Dikur ishte e rëndësishme për të, të theksonte, si ishte rritur në një lagje punëtorësh në Vjenë. Por në këtë fushatë bëhet fjalë për vendin, identitetin dhe distancimin populist nga të ashtuquajturat elita. Slogani i fushatës zgjedhore të ÖVP-së ishte „Ne duam sërish kancelarin tonë!" Austria me sa duket do atë që njeh, nuk do eksperimente.
Në një duel të drejtpërdrejë me Sebastian Kurz, kandidatja kryesore e socialdemokratëve, SPÖ, Pamela Rendi-Wagner u tall me ndryshimin e imazhit të Kurz. Ai ia ktheu, se njeriu mund të rritet në dy vende. Kandidatja socialdemokrate megjithëse është larg ÖVP-së me vota, vendos optimizimin si kredo të fushatës. Sllogani i socialdemokratëve : "Yes, we Pam!"
Koaltion mes konservatorëve dhe populistëve të djathtë?
Sebastian Kurz para zgjedhjeve nuk ka bërë asnjë premtim për koalicion. Nga qarqet e tij thuhet, se bashkëpunimi me FPÖ është shumë i vështirë për të, pasi është personalisht i zhgënjyer. Por krijimi i një koalicioni tjetër duhet të jetë po ashtu i vështirë. Një rifreskim të aleancës dhjetëravjeçare ÖVP me SPÖ nuk e do asnjë palë. Për një mazhorancë me Të Gjelbrit, të cilin Sebastian Kurz mund ta përfytyronte, nuk do të mjaftonte. Me ndoshta një rezultat 8% ambientalistët janë shumë të dobët. Kurz madje ka pranuar, se mund të arrihet edhe tek një qeveri e drejtuar nga socialdemokratët, nëse partitë e vogla, Të Gjelbrit, partia liberale Neos, Lista Pilz dhe SPÖ shtojnë votat në këto zgjedhje.
Nga ana përmbajtësore, Sebastian Kurz nuk do kishte shumë rezerva të bënte koalicion me populistët e djathtë. Në çështjen e migracionit të dyja partitë janë të një mendimi: Bëhet fjalë për dashurinë për vendin, për identitetin austriak. Këto fjalë nuk janë të huaja për Sebastian Kurz. Por ai sheh disa pjesë të FPÖ-së si shumë të afërt me grupime ekstremiste të djathta, si lëvizja identitare. Kreu i FPÖ-së i mohon lidhje të tilla dhe i relativizon ato. Po ashtu për Sebastian Kurz është një halë në sy edhe ish-ministri i Brendshëm, Herbert Kickl. Ai është nr 2 tek populistët dhe në një parlament të ri mund të bëhet kryetar i grupit parlamentar. Kurz duhet pastaj të bashkëpunonte me të. „A do të bënit koalicion me blutë (simboli i partisë FPÖ, shën.red.), nëse Kickl nuk do të ishte", e pyeti një moderatore e televizionit Puls, ish-kancelarin. Përgjigja e tij ishte: „Në fillim votohet, pastaj të shohim." DW
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38