Zgjedhje pa opozitën? Paskal Milo, aleati i Partisë Socialiste zyrtarizon vendimin

Aleati i Partisë Socialiste, Paskal Milo ka konfirmuar se partia që drejton, Demokracia Sociale do të jetë pjesë e zgjedhjeve të 30 qershorit edhe nese ata do te organizohen pa opozitën.

Milo, megjithatë shton se nuk është ndonjë ‘kënaqësi të shkosh në zgjedhje të tillë, pasi është mënyrë e sforcuar”, ishte sqarimi i tij në emisionin ‘Dritare’.

Qëndrimi i Milos u kundërshtua nga ish-deputeti Tritan Shehu, që i kërkoi të jetë i qetë pasi zgjedhjet lokale do të shtyhen. “Ku e di ti që do të shtyhen. Pra unë të mos lodhem të bëj fushatë”, ishte replika e Milos.

Ndërsa, analisti Aleksandër Cipa u shpreh se Edi Rama do të ishte gati të shkonte në zgjedhje të parakohshme, pa dorezuar postin e kryeministrit – kusht i panegociueshem i opozites.