Flash News
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Nën hetim për trafik k*kaine, SPAK sekuestron pasuritë e Princ Dobroshit dhe Olsi Syziut
Zgjedhje të parakohshme në Tetor? Bushati: Të ndjekim shembullin e Gjermanisë
Tema e zgjedhjeve të parakoshme nuk është më një tabu në Partinë Socialiste. Deputeti Ervin Bushati, nuk e hedh kategorikisht poshtë një tezë të tillë, edhe pse mbrohen duke thënë se ky është një “problem politik”. Argumenti tjetër i Bushatit është teknik: ai thotë së është mirë që zgjedhjet për një demokraci si e Shqipërisë, është mirë të organizohen çdo katër vjet.
“Problemi i zgjedhjeve të parakohshme është problem politik. Unë po flas për cilësinë e jetës së qytetarëve, për mua kjo është e rëndësishme si ligjvënës. Ça mendoj unë personalisht për një situatë të tillë? Unë mendoj që Shqipëria do duhet të mësojë të kërcejë vallëzimin demokratik si tango. Para tre javësh isha në Strasburg në Këshillin e Europës dhe me kolegun tim gjerman që është edhe monitoruesi i Shqipërisë nga KiE, po bisedonim çështjen e Gjermanisë dhe tha që kemi 70 vjet që nuk ka zgjedhje të parakohshme në Gjermani dhe mendojmë se është më mirë për demokracinë tonë.
Një demokraci e pjekur kur mendon kështu, imagjino sa e vlefshme është për një parti të re të kuptojë se partitë politike duhet të mendohen mirë. Dhe jo t’i hyjmë kësaj lojës që gjithmonë do ketë zgjedhje të parakohshme çdo 3 vjet, pastaj çdo 2 vjet, pastaj çdo 6 muaj. Unë mendoj se është shumë e rëndësishme për një demokraci në princip si Shqipëria dhe çdo demokraci tjetër që ta kuptojë se 4 vjet është mandati”, deklaron Bushati.