Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Sot u zhvillua mbledhja e katërt e TaskForcës (grupit ndërinstitucional) të ngritur me Vendimin e Këshillit të Ministrave nr. 473, datë 01.06.2017. TaskForca diskutoi sipas rendit të ditës dërguar anëtarëve të saj dhe pjesëmarrësve në të. Të pranishëm ishin si zakonisht përfaqësues nga organizma të ndryshëm ndërkombëtarë, të cilët si zakonisht falënderohen për pjesëmarrjen dhe janë të mirëpritur në çdo mbledhje.
Si pikë e parë e rendit të ditës u diskutua lidhur me informacionin e kërkuar nga ministritë, institucionet e tyre të varësisë, prefekturat, bashkitë dhe entet publike apo shoqëritë shtetërore të zotëruara apo kontrolluara nga shteti. Rezulton se informacioni përsëri nuk është dërguar konsoliduar në mënyrën e duhur, pra që sekretariati i TaskForcës të jetë në gjendje ta përpunojë në kohë të shpejtë.
Në këto kushte, iu bë thirrje edhe njëherë institucioneve të marrin masa të menjëhershme për ta sjellë të gjithë informacionin në mënyrën e kërkuar. Rrjedhimisht, kjo pikë u shty për shqyrtim në mbledhjen e radhës, të premten, datë 23.06.2017. Njëkohësisht u kërkua nga Departamenti i Administratës Publike dhe Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil që sipas fushës së tyre të kompetencës të monitorojnë dhe marrin masa disiplinore në rastet kur nëpunësit civil nuk kanë përmbushur detyrat për raportim të saktë e të plotë referuar VKMsë më sipër.
Ndërkohë edhe ministrave iu kërkohet të referojnë raste të tilla apo të marrin masa drejtpërdrejt në rastet kur janë vetë kompetent. Lidhur me pikën e dytë të rendit të ditës nga raportimet e Ministrit të Brendshëm rezulton se nuk konstatohen probleme me listat e zgjedhësve, të cilat janë përditësuar me zgjedhësit që mbushin moshën për të votuar deri ditën e zgjedhjeve (përfshirë këtë ditë). Nga Avokati i Popullit u ngrit shqetësimi për rreth 900 të dënuar që nuk kanë mundësi të votojnë për arsye se i kanë dokumentet e identifikimit nëpër komisariate apo prokurori, apo edhe për një pjesë të tyre që e kanë të pamundur pajisjen me karta identiteti pasi duke qenë se vuajnë dënimin nuk kanë të ardhura për të paguar tarifën për pajisjen me to.
Për kategorinë e fundit të të dënuarve u diskutua që janë marrë masa për mbulimin e tarifës së aplikimit nga buxheti i shtetit, por raportim më i hollësishëm do të bëhet në mbledhjen e radhës. Lidhur me pikën e tretë Drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit dhe të Parave lidhur me shqetësimin e vëzhguesve vendorë për tërheqjet e parave gjatë muajit maj 2017 nga bankat e nivelit të dytë raportoi se nuk vërehet tërheqje jashtë trendit të viteve të kaluara dhe se nga analizat e kryera nga kjo drejtori nuk ka arsye të besohet se ka përdorim parave të paligjshme në fushatë. Gjithsesi u la detyrë që situata të vazhdojë të monitorohet intensivisht duke pasur parasysh edhe afrimin e ditës së zgjedhjeve.
Nëse do të ketë informacione të rëndësishme pritet raportim nga drejtoria në fjalë dhe referim i rasteve pranë organeve ligj zbatuese dhe prokurorisë. Lidhur me pikën e katërt të rendit të ditës relatoi Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil për shkelje të nëpunësve civilë në fushën e zgjedhjeve. Nga monitorimet e deritanishme rezulton se numri i mungesave pa arsye është rreth 100. Gjithsesi, secili nga këto raste mungesash po verifikohet me qëllim vlerësimin nëse edhe këta nëpunës civilë që kanë munguar pa arsye kanë lidhje me përfshirjen në fushatë apo mungesat pa arsye nuk kanë lidhje me zgjedhjet. Deri më sot informacioni është akoma në përpunim. Nëse do të ketë raste shkeljesh do të referohen për ndjekje disiplinore apo ndjekje penale, nëse do të jetë rasti. Lidhur me pikën e pestë Drejtoresha e Departamentit të Administratës Publike raportoi se ka 14 raste shkeljesh që janë referuar për procedim disiplinor, të cilat janë në ndjekje e sipër. Njëkohësisht u raportua se janë pezulluar 24 nëpunës civilë për shkak kandidimi në zgjedhje. Lidhur me pikën e gjashtë të rendit të ditës për shqetësimet e referuara nga Ministrja e Arsimit dhe Sportit pranë Departamentit të Administratës Publike diskutimi u shty për diskutim në mbledhjen e radhës pasi informacioni është në përpunim. Lidhur me pikën e shtatë të rendit të ditës sipas së cilës prokuroria pritej të dërgonte informacion për kallëzime apo procedime që prekin sistemin e zgjedhjeve të lira si dhe statusin e secilës prej tyre nuk pati diskutim pasi një informacion i tillë pritej të vijë.
Në këto kushte, Prokurorisë iu përsërit sot zyrtarisht ftesa për të dërguar sa më shpejt informacionin në fjalë. Lidhur me pikën e tetë të rendit të ditës Komisioneri për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil relatoi se nga informacioni që disponon deri më sot nuk rezulton të ketë raste vonesash në dhënien e lejes për të shërbyer si komisionerë nëpunësve civilë. Lidhur me pikën e nëntë sqarohet se deri më sot nuk rezultojnë vonesa në dhënien e lejeve punonjësve të administratës shtetërore për të shërbyer si komisionerë. Gjithsesi, ftohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve që nëse konstaton raste konkrete vonesash t’i referojë pranë TaskForcës. Së fundmi, u ftua Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe u la detyrë për ministritë që të dërgojnë informacion lidhur me regjistrin e ankesave që administrojnë për shkeljet në fushën e zgjedhjeve duke treguar mënyrën se si janë trajtuar ankesat dhe përfundimet e arritura për to. Shqiptarja.com
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38