Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet/ Basha voton në selinë e PD: Do dalim më të fortë

Kandidati për kryetar të PD-së, Lulzim Basha ka votuar në selinë blu pak minuta më parë. Fillimisht Basha respektoi radhën në qendrën e votimit dhe më pas u drejtua për te kutia e votimit.

Jashtë selisë, Basha shprehu mirënjohjen për demokratët që iu bashkuan në turin e bashkëbisedimeve dhe shprehu bindjen se PD do dalë nga ky proces më e fortë dhe më e bashkuar.

“Shpreh mirënjohjen time më të thellë për turin e bashkëbisedimit. Jam i bindur se PD dhe demokratët do të dalin nga ky proces më të fortë dhe të më të bashkuar dhe gati për të përfaqësuar shpresën e vetme për këtë vend”, u shpreh Basha.

I pari që votoi ditën e sotme ishte Eduard Selami, i cili gjithashtu shprehu bindjen se rezultati i zgjedhjeve nuk do të jetë i manipuluar.

Demokratët po votojnë, reagon Astrit Patozi: Lëvizja jonë nuk ndalet

Të fundit