Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet brenda PD/ Nis mbledhja e kryesisë

Zgjedhjet brenda PD/ Nis mbledhja e kryesisë

Sapo ka nisur mbledhja e kryesisë së Partisë Demokratike. Në garë për kreune  PD  janë 8 kandidatë ndërkohë që Edi Paloka propozon dy emra. Përkatësisht Lulzim Basha dhe Eduard Selami.

Mbledhja do të drejtohet nga dy nënkryetarët e PD, Edi Paloka dhe Edmond Spaho. Kandidatët e shpallur deri tani për kryetar të PD janë Eduard Selami, Astrit Patozi, Erion Piciri, Astrit Sinanaj dhe Lulzim Basha i cili ka ngrirë funksionet drejtuese në selinë blu.

Dy të parët, Selami dhe Patozi kanë kërkuar shtyrjen e datës së zgjedhjeve, por kërkesa e tyre është rrëzuar nga dy nënkryetarët e PD, Edmond Spaho dhe Edi Paloka.

Ndërkohë, ish-kryetari i grupit parlamentar demokrat kushtëzoi sot garën e tij në PD me dorëheqjen e Lulzim Bashës dhe mbajtjes së një gare të barabarëtë.

Të fundit