Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e 2019-ës; Lleshaj takim me kryetarët e bashkive

Zgjedhjet e 2019-ës; Lleshaj takim me kryetarët e bashkive

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj zhvilloi një mbledhje me Prefektët, kryetarët e Bashkive dhe drejtuesit e lartë të Policisë së Shtetit.

Sipas njoftimit, në fokus të takimit ishin çështjet që lidhen me përgatitjet e MB-së dhe njësive vendore, për procesin e zgjedhjeve lokale të qershorit 2019.

“Ministri Lleshaj, që në krye të herës e konsideroi procesin e ardhshëm të zgjedhjeve lokale, me rëndësi të dyfishtë: për mirëqeverisjen nga njëra anë dhe për të dhënë një dëshmi të fortë të pjekurisë, që duhet të tregojë vendi për të qenë gati për hapjen e negociatave me BE-në.

Ndër detyrat e lëna nga Ministri i Brendshëm për njësitë vendore, veçohen: afishimi në vende të dukshme i listave zgjedhore; zgjedhja në kohë e ambienteve për qendra votimi, për të shmangur në maksimum ambientet private; përditësimi i Adresarit; shtimi i zyrave të Gjendjes Civile përgjatë 2019, vit kur duhen rinovuar rreth 1.4 milion karta identiteti të cilave u skadon vlefshmëria. Ministri u kërkoi Kryetarëve të Bashkive të tregojnë kujdes të shtuar, për të shmangur lëvizjet dhe regjistrimet fiktive të shtetasve, para periudhës elektorale duke theksuar se do të ketë kontrolle dhe do të merren masa për shkeljet”, thuhet në njoftimin e shpërndarë nga ministria e Brendshme.

 

 

 

 

 

Të fundit