KRYESORE

Zgjedhjet e 25 prillit, Kim Mehmeti: Shqipëria nuk ka qenë kurrë më keq se sot. Është shtet partiak

Zgjedhjet e 25 prillit, Kim Mehmeti: Shqipëria nuk ka qenë kurrë

Analisti Kim Mehmeti e cilëson Shqipërinë një shtet partiak nën qeverisjen e Edi Ramës.

Në analizën e tij në SYRI TV, Mehmeti thotë se Shqipëria nuk ka qenë kurrë më keq se sot, ndërsa ka komentuar komentoi nismën e mazhorancës për të mos hapur listat zgjedhore.

“Ato lista janë më të mbyllura se cilatdo lista. Sido që të votojë populli, në parlament do shkojnë të preferuarit e kryetarit.

Fillimisht duhet të hapen partitë. Partitë politike në Shqipëri, posaçërisht Rilindja e Piktorit, janë si kompanitë e Hollivudit, ku dihet se kush e luan filmin, por nuk dihet kush e financon filmin, dhe shpesh paratë vijnë nga mafia.

E dyta në zgjedhjet e 25 prillit duhet të jetë qëllim parësor departizimi i Shqipërisë. Kudo në botë sundojnë partitë, por askund në botë partia nuk është pronar i shtetit. Në ato vende ku partia është pronar i shtetit, nuk janë vende demokratike.

Aty ku partia vendos drejtorin e spitalit, drejtorin e teatrit, nuk mund të flitet për demokraci.

Shqipëria nuk ka qenë kurrë më keq se sot. Është një shtet partiak. Në zgjedhjet e 25 prillit duhet të kontribuojmë të gjithë që Shqipëria të kalojë nga pronë e partive në pronë e shqiptarisë,” theksoi Mehmeti.

Ditari politik

Të fundit