Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet e 25 prillit, Kryemadhi tregon ku ka vendosur të garojë
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, ka deklaruar se në zgjedhjet e 25 prillit do të garojë në Fier, Durrës, Tiranë dhe Elbasan.
Në një intervistë për "Vizion Plus", Kryemadhi gjithashtu është shprehur se LSI deri në periudhën fund nëntori do të shkojë drejt zgjedhjeve në parti.
"Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim deri në periudhën fund nëntori jemi në proces zgjedhor, do të shkojmë drejt zgjedhjeve në parti, ku do të zgjedhim delegatët e Konventës, do të zgjidhen kryetarët e njësive drejtuese dhe do të shkojmë drejt zgjedhjes së Kryetarit me një anëtar një votë, dhe do të kemi dhe një rifreskim të të gjithë strukturave të partisë dhe për tu përgatitur pastaj dhe listat për deputetët e ardhshëm që do të jenë në Kuvendin e 25 prillit", tha ajo.
-Ju Zonja Kryemadhi, a e keni vendosur ku do të garoni?
Kjo ka kohë për tu vendosur. Sigurisht që strategjia ime është Fieri, Durrësi, Tirana, Elbasanin do të shikojmë.
-Në Durrës përballë Edi Ramës?
Po pse jo. Nuk ka asgjë të keqe, është interesante. Do ta bënte betejën shumë më interesante, por e gjitha do të jetë në funksion të maksimizimit të votës dhe të krijimit të oportuniteteve dhe mundësive për kandidatë të rinj, për djem dhe vajza të reja, për burra dhe gra të rinj në politikën shqiptare, të cilët kanë background profesional, por dhe kanë dëshirë për të ndryshuar dhe për tu bërë pjesë e politikës dhe e vendimmarrjes.
Mendoj që sot Shqipëria ka nevojë për një vendimmarrje të re, të cilët e lidhin të ardhmen e tyre me të jetuarin në Shqipëri dhe vetë slogani i LSI është ta bëjmë Shqipërinë shtëpinë tonë në aspektin e rikthimit të atij truri të rrjedhur në këto vite të larguar për tu rikthyer në Shqipëri duke pasur parasysh që ky vit sidomos do të jetë një vit shumë i vështirë për arsimin shqiptar. Unë kam pasur gjatë gjithë kësaj kohe takime më shumë të rinj dhe sidomos me gjimnazistët dhe po konstatoj që shumë gjimnazistë do ta lënë shkollën këtë vit, pra do të bëjnë një vit pushim për tu larguar dhe duke pasur parasysh që shkollat tona do të kthehen me 4 turne. Pra do të fillojë në 8 të mëngjesit dhe do të mbarojë në 10 të darkës, në asnjë vend të botën nuk ndodh kjo.
As në kohën ku gjuha shqipe ishte ilegalitet në vitet 1800 ku bëheshin shkollat fshehtas, as atëherë nuk ka ndodhur ky fenomen. Kështu që është një situatë vërtet dramatike që kërkon një zgjidhje dhe nuk është çështje politike më shumë se sa është çështje kombëtare ku kërkohet një përfshirje të të gjithë faktorëve politik, intelektual dhe institucional për zgjidhjen e këtij problemi. Kemi një të papërgjegjshme Ministre të Arsimit, e cila pasi shkatërroi çdo gjë thotë se do të ikë me pushime. Ku e çon logjika, ku e çon përgjegjësia. Pra përgjegjësia e saj është 0, është e papërgjegjshme.
Pra ajo që, nuk mund të them më irriton, por më nervozon dhe më bën jashtëzakonisht shumë jo dëshpëruese, por revoltuese mënyrën se si ajo e ka konceptuar Shqipërinë, si një lopë që e mjel dhe do kthehet tek burri i vet, në Kosovë, në Gjermani, Kanada apo ku do shkojë ajo, pra është absurditeti më i madh që mund të ndodhi, mungesa e përgjegjësisë dhe sot ku ne kemi vetëm në Tiranë nuk e di sa maturantë, të cilët janë të pasigurt pas maturës shtetërore, janë me qindra maturantë të cilët kanë humbur të drejtën e studimit për shkak të Turit dhe provimeve dhe tezave më të cilat edhe sot e kësaj dite nuk kemi një përgjegjës për tezat e provimeve, pra nuk e dimë ne kush janë.
Sot e kësaj dite maturantët kanë paguar 20 mijë lek, pra 10 mijë lek për atë që ka bërë tezën dhe 10 mijë lek për atë që ka kontrolluar tezën, dhe përgjegjësia dhe informacioni është 0 nga ky shtet, janë disa gjëra që i thamë dhe pak më përpara që janë jo vetëm problematike, por kanë krijuar një lloj dëshpërimi dhe një lloj rrjedhjeje të jashtëzakonshme, megjithatë unë prapë besoj tek funksionimi dhe ndoshta dhe tek ajo ndjenjë kombëtare që sado pak mund ta ketë ç'bërë varfëria, mund ta ketë çbërë po themi çbërja e sistemit, mendoj që do të ndikojë sado pak tek të rinjtë dhe tek familjet e tyre për tu rikthyer dhe për të vendosur një raport tjetër komplet me shtetin.
- Nga sot deri në 25 prill, ku do të fokusohet LSI dhe opozita së pari për të çuar qytetarët tek kutitë e votimit e se dyti për ti bërë ata të votojnë Opozitën?
E para, qytetarët do të shkojnë në kutinë e votimit sepse revolta e tyre është e madhe për sa i përket vendeve të punës, shkatërrimit të ekonomisë, mungesës së alternativave apo zgjidhjeve që shteti duhet ti japi qytetarëve. Ne si Lëvizje Socialiste për Integrim deri në periudhën fund nëntori jemi në proces zgjedhor, do të shkojmë drejt zgjedhjeve në parti, ku do të zgjedhim delegatët e Konventës, do të zgjidhen kryetarët e njësive drejtuese dhe do të shkojmë drejt zgjedhjes së Kryetarit me një anëtar një votë, dhe do të kemi dhe një rifreskim të të gjithë strukturave të partisë dhe për tu përgatitur pastaj dhe listat për deputetët e ardhshëm që do të jenë në Kuvendin e 25 prillit. Për sa i përket opozitës, opozita e ka shumë të qartë planin e saj, plani i saj është fokusim i jashtëzakonshëm i pjesëmarrjes dhe i përfshirjes në listat apo në pjesëmarrjen e të gjithë figurave, personaliteteve dhe unifikimin e opozitës, jo thjesht një unifikim për sa i përket qëndrimeve politike, por për sa i përket unifikimit të reformave të domosdoshme, për nxjerrjen e vendit nga kriza, për kalimin e krijimit të hapësirave dhe të vendeve të reja të punës sidomos të rinjtë dhe rikthimin e të rinjve në Shqipëri dhe punën e mirë paguar, më pas pastaj që janë reformat në arsim, reformat në shëndetësi.
Situata e pandemisë ka sjellë një mungesë menaxhimi apo pa një papërgjegjshmërie të menaxhimit të kësaj krize që ka sjellë një shkatërrim të sistemit, jo vetëm shëndetësor, por një shkatërrim totalisht edhe të të gjithë zinxhirërave të tjerë që vijnë pas saj, kështu që ne jemi shumë të qartë për këtë, secili me axhendën e vet të alternativave politike, por përsa i përket dhe bashkëpunimit, se qëllimi kryesor nuk është vetëm largimi i Ramës, por është krijimi i një hapësire dhe klime të re politike, ekonomike, për shqiptarët. Faleminderit
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38