Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e 25 qershorit, zbulohet kandidati i Partisë Demokratike për bashkinë Kavajë

Zgjedhjet e 25 qershorit, zbulohet kandidati i Partisë Demokratike për

Presidenca zyrtarizoi sot 25 qershorin si datën e dekretuar nga kreu i shtetit Bujar Nishani për zgjedhjet parlamentare dhe të atyre në Kavajë për zgjedhjen e kreut të bashkisë.

Burime për Politiko.al bëjnë me dije se Partia Demokratike do të zyrtarizojë nesër kandatin e saj, por paraprakisht thuhet se kryetari i degës së PD-së Kavajë, Isa Sakja është ndër emrat më të përfolur.

Politiko.al mëson se Partia Demokratike ka edhe kandidatura biznesmenësh të njohur, ndaj po shqyrton ende mundësinë e gjetjes së kandidatit ideal për Kavajën.

Ndërkohë nga ana tjetër, nuk dihet nëse Partia Socialiste do të paraqesë të njëjtin kandidat, që ishte edhe për zgjedhjet e 7 Majit, Klodian Shehi, apo do të ketë emra të rinj.

 

Të fundit