Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e parakohshme, ky është kritiku i zjarrtë që do të sfidojë Erdogan

Zgjedhjet e parakohshme, ky është kritiku i zjarrtë që do

Zgjedhjet presidenciale në Turqi do të mbahen në muajin qershor.  Partia Republikane Popullore (CHP), ka njoftuar kandidatin e saj që do të sfidojë Presidentin Rexhep Tajip Erdogan në zgjedhjet e parakohshme presidenciale.

Muharrem Inca është laik dhe njihet si kritik i zjarrtë i Erdogan. Ai ka qenë deputet që nga viti 2002. CHP planifikon të bashkohet për herë të parë me partitë e krahut të djathtë, me shpresën për të mundur Erdogan.

Partia konservatore AK e Erdogan ka një shumicë në parlament.

Presidenti Erdogan kërkoi zgjedhje të parakohshme  për të çimentuar pozicionin e tij me fuqi të zgjeruara. Zgjedhjet parlamentare do të mbahen në të njëjtën ditë, 24 qershor.

Sekularistët në thelb janë kundër axhendës së Partisë AK, duke e parë atë si islamizëm rrënues të shtetit, shkruajnë mediat e huaja.

Kujtojmë që Ince në një deklaratë të mëhershme qe shprehur se do të nxirrte në shitje pallatin luksoz presidencial të ndërtuar nga Erdogan nëse do të fitonte zgjedhjet; ndërsa akuzon Presidentin dhe Partinë AK se qëndrojnë pas grushtit të shtetit të 2016-s.

Të fundit