Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet e PD në rrethe, kryetarët e rinj në katër qytete

Zgjedhjet e PD në rrethe, kryetarët e rinj në katër qytete

Janë zgjedhur kryetarët e rinj në degët e Partisë Demokratike në Elbasan, Kukës, Berat dhe Koçovë.

Në degën e PD Elbasan, Eguen Isai u zgjodh kryetar me 378 vota, përballë Zamir Muzhaqit, i cili mori vetëm 80 vota.

Në Kukës u rikonfirmua si kryetar Arif Rexhmati. Ai arriti mori 118 vota, duke mundur kështu  sekretarin organizativ të degës Fasli Germizin, i cili mori 16 vota.

Në Koçovë, në përfundim të votimit fitoi Vehbi Luzi me një diferencë prej 8 votash kundër Ilir Koxhait.

Ndërsa në degën e PD në Berat, u konfirmua në detyrë kreu aktual Gazmend Azizi.

Të fundit