Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet/ KQZ takim me përfaqësues të Ambasadës së SHBA

Zgjedhjet/ KQZ takim me përfaqësues të Ambasadës së

Kryetari i KQZ-së, Klement Zguri dhe zëvëndëskryetari, Denar Biba, pritën në takim Peter D’Amico, Shef i Seksionit të Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, z. Geoff Parker dhe Ian Crawford, Sektori Politik.

Kryetari i KQZ-së shprehu vlerësime për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Ambasadën Amerikane në Shqipëri dhe bëri një pasqyrim të përgatitjeve që KQZ po bën për  mbarëvajtjen e procesit zgjedhor të datës 25 qershor 2017.

Nga ana e tij, shefi i Seksionit të Politik dhe Ekonomik në Ambasadën e SHBA-ve në Tiranë  siguroi Kryetarin e KQZ-së se Ambasada e SHBA-ve në Tiranë do të vazhdojë të ofrojë asistencë dhe bashkëpunim për KQZ-në, në funksion të organizimit dhe administrimit të zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të gjithëpranuara.

Të fundit