Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet lokale 2019, Taulant Balla jep dy data e mundshme pas takimit me Metën

Zgjedhjet lokale 2019, Taulant Balla jep dy data e mundshme pas takimit me

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka sqaruar se zgjedhjet lokale të vitit 2019 pritet të zhvillohen në një nga dy javët e fundit të muajit qershor, që sipas llogaritjeve dy datat e mundshme janë 23 dhe 29.

Në një prononcim për gazetarët, Balla tha se pas takimit me presidentin Ilir Meta është rënë dakord që caktimi i datës së zgjedhjeve është kryer në bazë të Kodit Zgjedhor.

“Kodi Zgjedhor është i qartë, në përcaktimin që në sezonin zgjedhor prill maj qershor është cituar dy të dielat e fundit të qershorit, si dy datat e mundshme të zhvillimit të zgjedhjeve vendore.

Ka patur nga operatorët turistikë kërkesë për një datë më herët se fundi i qershorit, por kjo është një çështje që i takon dakordësisë mes të gjithëve,.

Meta do bëjë një proces konsultash shumë shpejt, ne nuk propozojmë datë sepse e cakton presidenti dhe Kodi Zgjedhor”, u shpreh Balla.

Të fundit