Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet lokale, Agron Duka flet për Bashkinë që PAA do të kërkojë të garojë me kandidatin e saj

Zgjedhjet lokale, Agron Duka flet për Bashkinë që PAA do të

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka folur për herë të parë sa i takon përgatitjes së opozitës për zgjedhjet lokale që do të mbahen vitin e ardhshëm.

Duka ka konfirmuar rreshtimin në krahun opozitar ndërsa ka bërë të ditur edhe synimin e partisë që ai drejton në zgjedhjet e ardhshme lokale. Duka tha se PAA do të kërkoj nga opozita që të kandidojë me një përfaqësues të saj në një bashki të vendit kryesisht rurale.

“Do preferojmë të kemi zonë të lirë kryesisht në zhvillimin rural, ku ne kemi struktura të forta dhe mund të rezultojmë fitues”, u shpreh Duka gjatë një interviste për News 24.

Kreu i PAA-së ka vlerësuar gjithashtu takimet që opozita ka zhvilluar ditët e fundit në Shkodër dhe Elbasan, dy qytete problematike sa i takon situatës së rendit, ndërsa është shprehur pro propozimit të kreut të demokratëve për nisjen e një procesi vettingu në radhët e politikës.

Të fundit