Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Bjellorusi, Berisha 'thumbon' Ramën: Pse hesht Lukashenko i Tiranës në krye të OSBE-së?

Zgjedhjet në Bjellorusi, Berisha 'thumbon' Ramën: Pse hesht

Rezultati i zgjedhjeve presidenciale në Bjellorusi i cili rikonfirmoj sërish në krye të vendit “diktatorin e fundit të Evropës”, Aleksander Lukashenko, me 80% të votave, ka ngjallur reagime të shumta jo vetëm në vend, përmes protestave të shumta, por edhe tek ndërkombëtarët.

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zgjedhur pikërisht këto zhvillime për të thumbuar kryeministrin dhe njëherazi kreun e OSBE-së, Edi Rama, ndërsa shprehet: “Pse hesht Lukashenko i Tiranes ne krye te OSBE?”

Përmes një postimi në rrjetet sociale,  Berisha konstaton se pavarësisht se rezultati i këtyre zgjedhjeve surprizoi vëzhguesit ndërkombëtar për shkak të manipulimeve të shumta, kryeministri Rama këtë herë në rolin e kryesuesit të OSBE-së hesht duke mos bërë asnjë deklaratë.

Berisha liston tre arsye, që sipas tij, janë shkaku i heshtjes së Edi Ramës.

Madje, ish-kryeministri shqiptar shkon deri aty saqë u kërkon vendeve anëtare të Organizatës më të madhe për siguri dhe bashkëpunim në Evropë të konsiderojnë “ndërprerjen e menjëhershme të mandatit të Lukashenos së Tiranës”.

Postimi i plotë i Berishës:

Pse hesht Lukashenko i Tiranes ne krye te OSBE!

Miq, ne nje akt te paprecedente kryesia e OSBE me kryetar Lukashenkon e Ballkanit, Edvin Drogen nuk ben dot nje deklarate per grabitjen e zgjedhjeve nga Lukashenko i Bjellorusise.

Shkaku i heshtjes se Lukashenkos se Ballkanit per krimin e shemtuar elektoral te Lukashenkos se Bjellorusise qendron:

1-Ne grabitjen e zgjedhjeve te pergjithshme parlamentare te vitit 2017 nepermjet droges, pushtetit te tij te krimit, bandave kriminale tashme te dokumentuara dhe publikuara ne gazeten gjermane Bild.

2-Lukashenko i Tiranes eshte i vetmi ne historine e Europes pas renies se Murit te Berlinit qe ne vitin 2019 zhvilloi zgjedhje vendore moniste duke dhunuar keshtu kushtetuten e vendit, Konventen Europiane te te Drejtave te Njeriut dhe vendimet e Gjykates Europiane te te Drejtave te Njeriut per zgjedhjet demokratike.

3-Lukashenko i Ballkanit pasi ne procesin e reformes zgjedhore deshtoi tua besonte administrimin e zgjedhjeve administrates se hiperpolitizuar te narkoshtetit te tij per te grabitur disa mandate ne zgjedhjet e ardhshme vendosi si zuzar te shkelmoje marrëveshjen konsensuale te 5 qershorit te vitit 2020 dhe te ndryshoje kushtetutën per te mundur me grabit me ato ndryshime disa mandate, gjë te cilën Lukashenko i Bjellorusise nuk e beri.

Per te gjitha keto Lukashenko i Tiranes nuk mund te shqiperonte nje fjale te vetme kritike per Lukashenkon e Bjellorusise.

Me kete rast ju bej thirrje vendeve anetare te OSBE te konsiderojne nderprerjen e menjehershme te mandatit te Lukashenos se Tiranes pasi ai me qendrimet e tij frymezon Lukashenkot e tjere ne hapsiren e Organizates se Sigurise dhe Bashkepunimit ne Europe dhe ka zhytur kete organizate tejet te rendesishme ne krize te thelle.

Të fundit