Flash News
Si e toleroi Ceno Klosi kompaninë e inceneratorëve, negociatat e dyshimta për miliona euro
Flet Abazoviç: Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE
Pas arrestimit të Berberit, Rama emëron drejtorin e ri të Autoritetit Rrugor Shqiptar
Përfshihet në flakë një apartament te bulevardi ‘Zogu i Parë’ në Tiranë
Berisha: Ishim opozita e parë që kërkuam anëtarësimin në NATO pas rënies së komunizmit
Zgjedhjet në federatë, UEFA zbardh prapaskenat: Qeveria shqiptare tërhoqi mbështetjen politike për Finon
Në kongresin e UEFA-s, që po zhvillohet në Romë, iu kushtua vëmendje edhe zgjedhjeve në Federatën Shqiptare të Futbollit, që u organizuan në shkurt të 2018-ës. Fitues doli Armand Duka me 38 vota, kundër 24 të Finos.
Sipas zv. presidentit të UEFA-s, Grigori Surkis, qeveria e Tiranës ndërhyri, për të evituar ndikimin e politikës në procesin zgjedhor të Federatës së Futbollit.
“Komiteti u informua dhe mori në konsideratë disa çështje ndërmjet qeverive vendase dhe anëtarëve specifikë. Këtu përfshihen aksionet e qeverisë në Shqipëri, për të zgjidhur konfliktin shqetësues rreth ndikimit të politikës në procesin zgjedhor të Federatës”, deklaroi Surkis.
Zgjedhjet u shoqëruan me shumë tension dhe ndërhyrje, teksa u vu re që bashkitë e mbështetura nga Partia Socialiste deklaruan hapur mbështetjen për Finon. Deputeti i PS-së, është shprehur se e ka dërguar çështjen në KAS, pasi pretendon fotorja e Dukës është e paligjshme për shkak të votave të disa shoqatave të paregjistruara.
Duka në Komitetin Ekzekutiv të UEFA-s me rrogë mbi gjysmë milion euro