Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Francë/ Le Pen pranon humbjen, uron Macron

Zgjedhjet në Francë/ Le Pen pranon humbjen, uron Macron

Në një konferencë për shtyp kandidatja për presidencen e Britanisë, Le Pen, ka pranuar humbjen duke uruar rivalin e saj, Macron për fitoren.

Sipas exit-polleve Macron fiton bindshëm zgjedhjet presidenciale me një diferencë thuajse dyfish ndaj Le Penn. 

Le Pen e pranoi humbjen, duke ju thënë mbështetësve të saj të demoralizuar se “vendi ka zgjedhur vazhdimësinë.” Ndërkohë, jashtë Muzeut të Louvrit në Paris, mbështetësitë e Macron kanë filluar festimet. Rezultatet e zgjedhjeve janë një lehtësim i madh për establishmentin politik të Europës, të cilët druheshin se fitorja e Le Pen do ta çante integrimin kontinental dekada mbrapa. Por kjo fitore gjithashtu e vë Macron nën presionin e përmbushjes së premtimeve që i ka bërë elektoratit të palumtur francez, përfshi këtu reformën e dy institucioneve që njihen për rezistencë kokëforte ndaj ndryshimit: Bashkimit Europian dhe burokracisë franceze.

Të fundit