Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Gjermani, dalin Exit Poll-et e para: Fiton Merkel

Zgjedhjet në Gjermani, dalin Exit Poll-et e para: Fiton Merkel

Sipas Exit Poll-eve të para të pas zgjedhjeve, kancelarja gjermane Angela Merkel do rrëmbejë edhe një mandat të katërt.

Sipas sondazhit të ARD, aleanca e saj konservatore CDU / CSU ka fituar 32.5% të votave, duke mbetur partia më e madhe në parlamentin e Gjermanisë.

Partneri i saj i koalicionit, SPD e Martin Schulz merr 20% të votave, shkruan Reuters. Ndërkohë, AfD, partia nacionaliste, anti-islame, është në rrugën e duhur për të fituar 13.5% të votave, duke dalë si partia e tretë më e fortë e Gjermanisë.

 

Të fundit