Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Hungari, kryeson partia e Viktor Orban

Zgjedhjet në Hungari, kryeson partia e Viktor Orban

Partia e Fidesz e Viktor Orban, aktualisht kryeministër i Hungarisë, siguron një tjetër mandat në zgjedhjet e përgjithshme parlamentare.

Partia e tij ka mundur të fitojë 49.5 për qind të votave, duke siguruar 134 mandate deputetësh në parlament nga 199 në total.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte më e lartë se sa pritej dhe shumë prej kritikëve të Orban shpresuan se kjo do të shkonte në favor të partive opozitare.

Fitorja e së dielës i siguron Orbanit mandatin e tretë me radhë si kryeministër dhe të katërtin në tërësi që prej vitit 1998.

Të fundit