Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Itali, Lëvizja 5 Yjet në avantazh

Zgjedhjet në Itali, Lëvizja 5 Yjet në avantazh

Panorama e pjesshme e zgjedhjeve në Itali pak orë pas përfundimit të numërimit të votave, tregon se Lëvizja 5 Yje po triumfon në zgjedhjet e së dielës ndërsa Partia Demokratike po pëson një humbje të thellë.

 Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e Brendshme Italiane,  72.93 % e italianëve kanë votuar për Dhomën e deputetëve ndërsa pjesëmarrja në votime për Dhomën e Senatit ka qenë në kuotën e 73.05%.

Deri më tani janë numëruar mbi 60% e kutive të votimit dhe rezultatet e pjesshme deri në përfundimin e numërimit të votave flasin për një triumf të Lëvizjes 5 Yje e cila konfirmohet forca e parë politike në vend deri më tani në kuotën e 31.09% të votave për dhomën e senatit dhe  31.04% të votave për Dhomën e Senatit.

Për Dhomën e Senatit Partia Demokratike e Matteo Renzit shënon një humbje të thellë duke marrë rreth 19.62% të votave e disa pikë ulje në krahasim me zgjedhjet e 2013. Ndërsa për Dhomën e Deputetëve PD ka marrë 19.35%.

Partia Forca Italia e Silvio Berlusconit ka marrë më pak vota sesa ishte parashikuar nga sondazhet dhe renditet  si forca e dytë politike brenda koalicionit të djathtë me 14,25% të votave për dhomën e Senatit dhe 13.85% për Dhomën e Deputetëve.

Rezultatet e pjesshme flasin se asnjë forcë politike në vend nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të krijuar qeverinë e re italiane.

Sipas ligjit të ri elektoral, forca politike përcaktohet si fituese në zgjedhje me të paktën 40% të votave.

 

Të fundit