Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Itali, pjesëmarrja në votim 57.2%

Zgjedhjet në Itali, pjesëmarrja në votim 57.2%

Prej orës 7 të mëngjesit të sotëm 46 milionë italianë janë thirrur të votojnë për të zgjedhur deputetët dhe senatorët e legjislaturës së re parlamentare.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme italiane deri  më ora 19:00 kanë votuar rreth 57,2 %  e italianëve duke shënuar një rritje në krahasim me zgjedhjet e vitit 2013.

Në këto orë mbyllëse të zgjedhjeve në të gjitha qytetet e Italisë janë regjistruar radhë të gjata njerëzish për të votuar.

Sondazhet e fundit elektorale flasin për një duel të fortë mes ‘Lëvizjes 5 Yjet’ dhe Partisë ‘Forza Italia’ të Silvio Berlusconit.

Kanë votuar gjatë paradites së sotme të gjithë liderët politikë të cilët kanë evituar deklaratat politike në respekt të heshtjes elektorale deri në mbylljen e qendrave të votimit.

Një episod i pakëndshëm është regjistrua gjatë votimit të liderit të Forza italias Silvio Berlusconi në qytetin e Milano ku një aktiviste e lëvizjes Femen, e zhveshur ka protestuar kundër tij me thirrjet "Koha e Berlusconit ka marrë fund".

Kanë votuar gjatë ditës së sotme dhe Presidenti i Republikës Sergio Mattarella në qytetin e tij të origjinës në  Palermo si dhe kryeminstri Paolo Gentiloni në Romë.

 

Të fundit