Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Kavajë/ Drejtoria e Burgjeve pezullon të gjitha lejet për të dënuarit

Zgjedhjet në Kavajë/ Drejtoria e Burgjeve pezullon të gjitha

Për shkak të zgjedhje në Kavajë të dielën, Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka vendosur të pezullojë të gjitha lejet për të burgosurit. Drejtoria e Burgjeve njofton se pezullimi i lejeve për të burgosurit do të zgjasë deri pas zgjedhjeve të 18 qershorit.

Pezullimi i përkohshëm i tyre është marrë në kuadër të masave të forcimit të sigurisë gjatë zgjedhjeve të pjesshme në Kavajë dhe atyre të përgjithshme. “Zgjedhjet në Kavajë, drejtoria e burgjeve pezullon të gjitha lejet për të dënuarit. Lejet per arsye sigurie. Gjithashtu pezullohen trasferimet deri pas zgjedhjeve të 18 qershorit”,- thuhet në një deklaratë të shkurtër të shpërndarë nga ky institucion.

Të fundit