Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Kosovë/ Dritan Shano: Problemi më madh në Shqipër, hierarkët e përhershëm

Zgjedhjet në Kosovë/ Dritan Shano: Problemi më madh në

Anëtari i Këshillit Kombëtar, Dritan Shano e ka krahasuar procesin e një dite më parë në Kosovë si  ‘bitter-sweet’ (e athët dhe e ëmbël), duke vënë theksin te problematikat që rëndojnë prej vitesh në politikën shqiptare.

Sipas Shanos ‘problemi më madh te ne nuk është populli, por hierarkët e përhershëm’.

Reagimi:

Kosova bitter-sweet

Kuptuam fare qartë se problemin e numërimit të votave nuk e kanë shqiptarët që e hedhin votën, por grumbulli i vogël i atyre njerëzve që kanë kap pushtetin në këto 9 herë që është votuar në Shqipëri - të gjithë ua dini emrat e mbiemrat! Problemi më madh nuk është populli, por hierarkët e përhershëm.

Është e qartë, dhe prej dje u provua se në Kosovë ka një ndërgjegje institucionale të markës europiane, gjë e cila në Shqipëri nuk është lejuar të ndodhë. Kjo për shkak se ne në Shqipëri nuk kemi ndërmend të zhvillojmë betejën politike tek zotësia e politikanëve, por tek fuqia e liderit e cila është materializuar tek ndryshimet e kushtetutës dhe kodit zgjedhor, pra tek preçizioni i instrumentit të kurthit politik që është sistemi zgjedhor dhe sidomos numërimi i votave - si me thënë tek trapi me të cilin gjuhen gardalinat - pra kap ç'të kapësh, pastaj a di të këndojë gardalina s'ka gjë.

Nuk dua sot t'i hyj diskutimit filozofik se edhe me instrument perëndimor mund të të ngelë në dorë forca politike më anti-europiane dhe anti-perëndimore, si shprehje e vokacionit të votueseve dhe ndërhyrjes së fuqive orientale në procesin e formimit të votës. Një herë tjetër.

Për sot po mbllaçis këtë shije të ëmbël e të hidhur njëherësh prej të Djelës që sapo kaloi në Kosovë.

Të fundit