Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Patozi mesazh për të “fortët” e rajonit, 'thumbon' zyrtarët e Tiranës

Zgjedhjet në Malin e Zi/ Patozi mesazh për të

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Mal të Zi.

Përmes një postimi rrjetet sociale, Patozi ka thumbuar zyrtarët e Tiranës të cilët u vetëpërfshinë të entuziazmuar në zhvillimet e fundit politike të vendit fqinj, duke thënë se “rezultati është tepër i ngushtë dhe askush nuk vë bast për ekulibrat e brishtë të pushtetit në Podgoricë.”

“Meqë ka shpërthyer një tifozllëk i madh në Tiranë, pas zgjedhjeve të atjeshme, është më mirë që ta marrim me pozitivitet atë që ndodhi. Jo thjesht se rezultati është tepër i ngushtë dhe askush nuk vë bast për qeverinë e nesërme apo për ekulibrat e brishtë të pushtetit në Podgoricë”, shprehet Patozi.

Sipas Patozit, e vetmja gjë e sigurt sot në Mal të Zi është që “të mëdhenjtë” janë në mëshirën e “të vegjëlve” dhe se shumë shpejt do të bjerë edhe kjo dalldia emocionale për zgjedhjet dhe problemet e të tjerëve, por që ngjasojnë jo pak me tonat.

Postimi i plotë i Patozit:

As na shkon, as na duhet dhe, as kemi gjë në dorë po të përzihemi me punët e Malit të Zi, ndërkohë që kemi plot halle tonat, të cilat na dalin e na teprojnë edhe për 20 vjet të tjera.

Por meqë ka shpërthyer një tifozllëk i madh në Tiranë, pas zgjedhjeve të atjeshme, është më mirë që ta marrim me pozitivitet atë që ndodhi. Jo thjesht se rezultati është tepër i ngushtë dhe askush nuk vë bast për qeverinë e nesërme apo për ekulibrat e brishtë të pushtetit në Podgoricë.

Por më shumë si një mesazh, që shkon për të "fortët" e përjetshëm anembanë rajonit, të cilët kanë arsye të mjaftueshme të shqetësohen. Sepse e vetmja gjë e sigurt sot në Mal të Zi është që të mëdhenjtë janë në mëshirën e të vegjëlve.

Dhe po ta mendojnë kështu, kam përshtypjen se do të bjerë shumë shpejt edhe kjo dalldia emocionale për zgjedhjet dhe problemet e të tjerëve, por që ngjasojnë jo pak me tonat.

Të fundit