Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Numërohen më shumë se gjysma e votave

Zgjedhjet në Maqedoninë e Veriut/ Numërohen më shumë se

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut ka nisur të publikojë rezultatet fillestare. Sipas të dhënave deri më tani janë numëruar 53,76% të votatve, ku sipas rezultateve garën e kryeson kandidati i LSDM-së dhe Koalicionit Stevo Pendarovski me 42,71%.

Pas Pendarovskit, me një rezultat të ngushtë renditet kandidatja e VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Gordana Siljanovska Davkova me 41,08%. Ndërsa i treti është kandidati shqiptar i mbështetur nga Aleanca për Shqiptarët dhe Besa, Blerim Reka me 12,05%.

Sipas ligjit, kandidati për president mund të fitojë postin nëse siguron mbi 50 për qind të të gjithë votuesve të regjistruar në listën zgjedhore. Në të kundërtën do të mbahet raundi i dytë në të cilin do të garojnë dy kandidatët më të votuar. Që votimi të konsiderohet i vlefshëm, pjesëmarrja ne votime duhet të jetë minimalisht 40% e votuesve të regjistruar.

Sipas kushtetutës, kandidati për president duhet të jetë  mbi 40 vjeç dhe të ketë jetuar së pak 10 vitët e fundit në këtë shtet ndërsa mandati përfshin një përiudhë 5-vjeçare.

Të fundit