Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në PD Berat, në garë Gazmend Azizi dhe Shkëlqim Hysi

Zgjedhjet në PD Berat, në garë Gazmend  Azizi dhe Shkëlqim

Po zhvillohet në Berat procesi i zgjedhjeve të kryetarit të ri të degës së PD-së së rrethit. Procesi i votimit ka filluar rreth orës 11:00 në ambjentet e selisë së Partisë Demokratike të Beratit dhe pritet të përfundojë pasdite.

Në këtë degë votojnë 317 delegatë të Partisë Demokratike Berat,të zgjedhur nga 17 grupseksione, mes tyre edhe deputeti i qarkut Astrit Veliaj.

Procesi monitorohet nga i deleguari i PD-së, Albert Avdyli. Për kreun e PD-së Berat janë në garë Gazmend  Azizi, kreu aktual i PD-së dhe Shkëlqim Hysi,një figurë e njohur e PD-së në Berat,me profesionin mjek dhe që ka drejtuar për një mandat PD-në e Beratit.

Të fundit