Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në PD, fillon ardhja e kutive të votimit në Selinë Blu

Zgjedhjet në PD, fillon ardhja e kutive të votimit në Selinë

Në Selinë Blu ka filluar ardhja e kutive të para të votimimit nga 68 degët e PD-së në rrethe. Janë 73 qendra votimi të cilat duhet t’i dorëzojnë sonte kutitë dhe materialet zgjedhore. Aktualisht janë marrë në dorëzim nga stafi teknik i caktuar nga Komisioni i Votimeve në PD. Kutitë e para kanë ardhur nga qytetet më afër, si Kruja, Kavaja, Durrësi, Kamza, etj. Kutitë shoqërohen nga kryetari dhe dy anëtarë. Numërimi do të fillojë pas orës 24.00, pas grumbullimit të të gjitha kutive, deri në kutinë e fundit, që do të vijnë nga degëat e largëta të PD-së si Erseka, Saranda, Gjirokastra, apo Himara etj, apo edhe nga veriu si Tropoja, Malsia e Madhe apo Peshkopia. Eshtë parashikuar që nesër do të kemi edhe rezultatet e votimit. Nga 104 mijë votuesit mendohet se kanë votuar diçka më shumë se 50%, pra rreth 55 mijë demokratë.

Të fundit