Flash News
E rëndë në Krujë/ 42 vjeçarja futi në qese dhe hodhi në lumë foshnjën e porsalindur në shtëpi
Presidenti Begaj dekreton ligjin për zonat e mbrojtura
Mbytet në ujin e shatërvanit një i mitur afgan në Shëngjin
“Minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall ‘non grata’ tre zyrtarë të lartë në Ballkan
Akuzohet për 4 vepra penale/ SPAK nis hetimet ndaj drejtorit të Tatimeve, Ceno Klosi
Dje, Partia Demokratike ka zgjedhur me votë 15 anëtarët e rinj të saj. Ndër emrat e kandiduar dhe fitues në fund të numërimit ishte edhe Tomor Alizoti, ish-kreu i Departamentit të të Përndjekurve Politikë në PD.
Sipas gazetës ‘panorama’, Alizoti ishte ndër emrat më të votuar nga anëtarët e Këshillit Kombëtar të PD për të qenë pjesë e Kryesisë së Re.
Referuar edhe të dhënave nga Komisioni Zgjedhor i PD, Alizoti ka marrë numrin më të lartë të votave, i ndjekur nga deputetja Jorida Tabaku, nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë, e cila gjithashtu vjen nga shtresat e ish-të përndjekurve politikë dhe ish-pronarëve.
Kujtojmë se edhe kreu i PD, Lulzim Basha deklaroi se PD do të ketë një vëmendje më të madhe ndaj këtyre shtresave.