Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në PD, plas grushti mes demokratëve në Devoll

Zgjedhjet në PD, plas grushti mes demokratëve në Devoll

Demokratët e Korçës janë duke votuar  për përzgjedhjen e kandidatëve për deputet në zgjedhjet e 25 prillit. Megjithatë procesi i sotëm nuk ka kaluar pa përplasje.

Kryetari i PD-së, Arben Miza, është qëlluar me grushte nga mbështetës të ish-kryebashkiakut të Devollit, Bledion Nallbati!

Mësohet se, konflikti nisi pas akuzave që kreu i PD Devoll bëri ndaj ish-kryebashkiakut Bledion Nallbati, për blerje votash dhe dëmtimin e procesit zgjedhor.

I gjendur përpara kësaj situatë, sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazmend Bardhi i ka bërë thirrje që të qetësohen dhe të mos krijojnë përplasje të tjera.

Devolli konsiderohet një nga bastionet kryesore të PD-së në juglindje të vendit dhe gara mes kandidatëve për deputet është konsideruar si mjaft e ethshme.

Të fundit