Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Rusi, Putin fiton mandatin e katërt, më jetëgjati në Kremlin

Zgjedhjet në Rusi, Putin fiton mandatin e katërt, më

Vladimir Putin do të jetë sërish lideri që do të udhëheqë Rusinë edhe për 6 vite të tjera. Ditën e djeshme Rusia votoi për presidentin e ri, pas përfundimit të mandatit të tretë të Putin, por siç edhe faktojnë të dhënat zyrtare nga KQZ ruse, ai ka mundur të sigurojë më shumë se 70% të votave.

Putin ka mundur me shumë diferencë konkurrentët e tij, duke siguruar 73.9 përqind të votave.

Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kandidati i Partisë Komuniste, Pavel Grudinin, ka dalë i dyti me 15.7 përqind të votave, i ndjekur nga ultranacionalisti Vladimir Zhirinovsky me 6.9 përqind dhe gazetarja Ksenia Sobchak me 1.3 përqind, kurse 4 kandidatët e tjerë kanë marrë më pak se 1 përqind.

Ky është mandati i katër i Putin që e bën atë liderin me qëndrimin më të gjatë në Kremlin, pas diktatorit Josef Stalin.  

 

Të fundit