Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Serbi, Thaçi thirrje bashkëkombësve të Luginës: Votoni listën e partive shqiptare

Zgjedhjet në Serbi, Thaçi thirrje bashkëkombësve të

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi është shprehur i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve.

Thaçi u ka bërë thirrje të gjithë bashkëkombësve në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, që të dalin masivisht në zgjedhjet që do të zhvillohen nesër dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare.

Përmes statusit në Facebook, Thaçi shkruan se zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo

Postimi i plotë:

Jam i lumtur që i gjithë spektri politik shqiptar në Luginën e Preshevës është bashkuar dhe në procesin zgjedhor atje po garojnë me Listën e Përbashkët të Shqiptarëve.

Të gjithë bashkëkombësve shqiptarë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës u bëj thirrje që të dalin masivisht në zgjedhjet e nesërme dhe të votojnë për platformën e unifikuar politike të partive shqiptare.

Duke qëndruar të bashkuar në mbrojtjen e të drejtave dhe lirive kombëtare, zëri i shqiptarëve në Luginën e Preshevës do të dëgjohet kudo. Me vetëdije të lartë kombëtare dhe të bashkuar në përgjegjësi politike e forcojmë më shumë edhe kombin tone.

 

 

Të fundit