Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Shqipëri, ambasada amerikane mesazh shqiptarëve

Zgjedhjet në Shqipëri, ambasada amerikane mesazh shqiptarëve

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i është drejtuar të gjithë shqiptarëve me një mesazh në ditën e zgjedhjeve parlamentare në Shqipëri.

 Ambasadori Donald Lu përmes rrjeteve sociale i bën thirrje shqiptarëve të dalin masivisht në votime dhe të ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar, ndërkohë që bën me dije se USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri.

“Urimet më të mira për shqiptarët sot, teksa ushtrojnë të drejtën e tyre themelore demokratike për të votuar. Ne kemi nderin të kemi 34 ekipe të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara, të cilët do të vëzhgojnë votimin dhe numërimin në të gjithë vendin. USAID do të mbështesë edhe 540 ekipe të tjera vëzhguese vendore të shoqërisë civile kudo në Shqipëri. Zgjedhjet janë një festë për demokracinë! Bëjeni zërin tuaj të dëgjohet! Votoni!”

Ambasadori Donald Lu

“Ëishing all Albanians the best today as they exercise their fundamental democratic right to vote. Ëe are honored to have 34 U.S. Embassy teams observing both the voting and counting everyëhere in the country. USAID ëill sponsor another 540 domestic civil society monitoring teams across Albania. Elections are a celebration of democracy! Make your voice heard. Vote!”

Ambassador Donald Lu

 

 

Të fundit