Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Turqi, Angela Merkel i vjen në ndihmë Erdoganit

Zgjedhjet në Turqi, Angela Merkel i vjen në ndihmë Erdoganit

Recep Tayyip Erdogan është në kulmin e fushatës elektorale në Turqi dhe kur ekonomia e vendit ndodhet në një fazë kritike, presidentit turk i ka ardhur në ndihmë kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel.

Merkel ka ftuar Erdogan të zhvillojë një vizitë zyrtare në Gjermani, pas zgjedhjeve të 24 qershorit, raportojnë mediat turke.

Marrdhëniet e Gjermanisë me Turqinë kanë pësuar goditje të mëdha vitet e fundit, kryesisht pasi Erdogan hyri në Presidencë.

Ftesa e Merkel shihet si favorizim që ajo i bën Erdogan për të qenë sërish fitues i zgjedhjeve. Më shumë se 3 milionë turq jetojnë në Gjermani dhe ftesa e kancelares pritet të ndikojë në orientimin e votës së tyre.

Të fundit