Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan humb Ankaranë, rezultat i ngushtë edhe në Stamboll

Zgjedhjet në Turqi/ Erdogan humb Ankaranë, rezultat i ngushtë

Partia në pushtet e presidentit Recep Tayyip Erdogan ka humbur kontrollin e kryeqytetit të Turqisë, Ankara, dhe rezultati vazhdon të jetë i ngushtë duke rrezikuar edhe Stambollin.

Në rang kombëtar, aleanca e udhëhequr nga partia AKP e presidentit ka fituar më shumë se 51% të votave në zgjedhjet lokale. Erdogan, sigurisht që nuk e ka pritur mirë rezultatin, por është munduar të mbajë një qëndrim pozitiv, duke u shprehur se “edhe nëse kemi pasur ndonjë mangësi, është detyra jonë ta korrigjojmë atë”.

Erdogan i kishte quajtur zgjedhjet e së dielës si diçka “jetike” për vendin dhe partinë e tij, pasi ato mbahen mes një periudhe tejet të rënduar ekonomike, aq sa mund të konsiderohen edhe si një “referendum” për lidershipin e tij.

Kandidati Mansur Yavas i Partisë Republikane Popullore (CHP) ka fituar qartazi në Ankara. Stambolli po shkon në një garë “kokë më kokë”, teksa fitorja do të ndahet me një marzh tejet të ulët votash.

Më shumë se 57 milionë shtetas turq patën të drejtën e votës për zgjedhjet për kryebashkiakët dhe këshilltarët e rinj.

Të fundit