Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në Tuz, Berisha: Fitore historike!

Zgjedhjet në Tuz, Berisha: Fitore historike!

Ish-kryeministri Sali Berisha ka uruar Nik Gjeloshajn për fitoren në Tuz të Malit të Zi duke e konsideruar historike.

"Nje urim te perzemert per zotin Nik Gjeloshaj, keshilltaret dhe zgjedhesit shqiptare te Tuzit!

Te dashur miq, ne votimin e djeshem ne Komunen e Tuzit qytetaret votuan per zotin Nik Gjeloshaj dhe keshilltaret e forcave politike te bashkuar shqiptare.

Me kete rast le te urojme se bashku kryetarit te ri, keshilltareve dhe zgjedhesve te Tuzit per fitoren e djeshme historike dhe suksese ne detyren e tyre. Urime!", uron Berisha në Facebook.

Kujtojmë që  Partitë shqiptare morën afërsisht 3700 vota duke siguruar kështu 16 mandate dhe fitoren për Tuzin. Ky është një rezultat historik pasi për herë të parë shqiptarët e Tuzit fitojnë komunën dhe do ta drejtojnë atë. Vitin e kaluar Tuzi u shpall komune e pavarur duke u shkëputur totalisht nga Podgorica. Shqiptarët në Tuz tashmë kanë nisur festën.

Të fundit