Flash News
Shoferja humb kontrollin në aksin Devoll-Miras, dy të plagosur
SPAK sekuestron pasuritë e dy ortakëve të Evis Berberit
Goro në burg, Blerina Balaj komandohet kryetare e Bashkisë Himarë
Video/ Tensione në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, qytetari pështyn në fytyrë Vangjel Tavon
Olsi, ashtu si Edi, qenka burrë p….
Zgjedhjet në Universitet në 30 korrik, mbyllet zyrtarisht afati i regjistrimit të kandidatëve
Ora 16:00 ka shënuar sot përfundimin e afatit zyrtar për regjistrimin e kandidatëve për zgjedhjet në universitete.
Sipas kryetares së KIZ së UT, Majlinda Keta, deri tani janë rreth 70 aplikantë për anëtare senati. Po ashtu, në garën për rektor në Universitetin e Tiranës janë regjistruar 3 kandidatë; Artan Hoxha, Mimoza Hafizi dhe Kozeta Sevrani, të cilët shpallën kandidaturën pasi Ministria e Arsimit dhe Sporteve përcaktoi 30 korrikun si datën e mbajtjes së zgjedhjeve.
Por ndërsa kjo datë u kundërshtua nga shumë akademikë, duke i cilësuar si zgjedhje moniste të ngjashme me vendoret e 30 qershorit, pasi sipas tyre nisur nga situata e krijuar me përhapjen e pandemisë pjesëmarrja e studentëve do të ishte e ulët. Mirëpo këto vrejtje nuk janë marrë parasysh nga Ministria e Arsimit.
Më herët edhe rektori aktual Mynyr Koni vendosi të mos njohë Këshillin Institucional Zgjedhor si të ligjshëm. Ai shkarkoi nga detyra 5 anëtarët e KIZ, ndërkohë që Senati i UT-së është shprehur se këta të fundit duhet të ushtrojnë mandatin deri në përfundim të zgjedhjeve.