Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet në universitet, reagon Meta: Procesi të jetë transparent dhe gjithëpërfshirës

Zgjedhjet në universitet, reagon Meta: Procesi të jetë

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas zgjedhjeve të shpallura për zgjedhjen e rektorit të ri dhe anëtarëve të senatit akademik të Universitetit të Tiranës.

Sipas Metës, referuar situatës ku ndodhemi, për shkak të pandemisë, mbajtja e këtyre zgjedhjeve duhet të mishërojë parimet kushtetuese, të zhvillohet në përputhje me ligjin dhe aktet e tjera nënligjore dhe procesi të jetë transparent e gjithëpërfshirës.

“Ndaj, në kushtet specifike në të cilat ndodhemi, është shumë i rëndësishëm angazhimi dhe bashkëpunimi i të gjithë aktorëve dhe institucioneve që kanë përgjegjësi në këtë proces. Është detyrë e tyre të harmonizojnë të gjitha veprimet dhe aktet rregullatorë, në mënyrë që ky proces i ri zgjedhor të garantojë pavarësinë, autonominë, konkurrencën e lirë, transparencën dhe integritetin për të arritur një rezultat të gjithëpranuar dhe për të përmbushur objektivat e Arsimit të Lartë në Shqipëri”, nënvizon presidenti.

Të fundit