Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Zgjedhjet pa opozitën janë kundër të gjithëve; edhe kundër Ramës
Fitim Zekthi
Kriza politike, ndonëse shumë e madhe dhe e rrezikshme, po trajtohet si një lojë e rëndomtë politike, si një betejë taktikash negociatore apo trukesh, dhe nuk po lejon të kuptohet se çfarë pasojash ajo mund të sjellë.
Veç Kryeministrit, i cili nuk dëshiron ta kuptojë pasojën e mbajtjes së zgjedhjeve pa opozitën, zhurmës për ta paraqitur si një krizë të PD-së, si një kurth të Ilir Metës, si një shah ku Rama po i përdredh të gjithë i janë bashkuar prej kohësh edhe shumë politikanë dhe njerëz të medias; disa nga verbëria dhe disa nga pafuqia për të parë si subjekte të lira.
Kur demokracia u shfaq në Europë dhe SHBA, fundshekullin e 18–të dhe fillimshekullin e 19-të, teoricienët kryesorë bënë një dallim thelbësor mes mënyrës si shihej politika, qeverisja në Greqinë dhe Romën e vjetër, dhe mënyrës se si shihej qeverisja, pushteti, politika në modernitet.
Pas vitesh dhe shekujsh përvojash dramatike qeverisjesh, bota perëndimore kishte prodhuar dije, literaturë dhe fituar përvojë të madhe. Në Greqinë dhe Romën e Vjetër pyetja që shtohej ishte: cila është gjëja më e lartë për të cilën është i aftë njerëzimi, dhe si mund ta realizojmë këtë gjë? Ndërsa në modernitet kjo pyetje është: cila është gjëja më e keqe që mund t’iu ndodhë njerëzve dhe si mund të shmanget ajo?
Mendimtari i parë i madh që iu afrua çështjes së “të keqes së madhe që mund të ndodhë” ishte Makiaveli. Ndryshe nga Greqia apo Roma e vjetër, që nisej nga ajo se cila ishte e mira më e madhe që mund të bënin njerëzit, Makiaveli i pa njerëzit siç ata janë. Projekti i tij politik synonte të bënte më të mirën nga ky material “defektoz”. Ai besonte se nuk mund të bëhet asgjë e drejtë me drurët e shtrembët.
Ndonëse Makiaveli nuk ishte demokrat, ai ishte një nga ata që i paraprinë demokracisë, sepse ai kërkoi që të përshtaste, kufizonte, forca të fuqishme dhe jo të parashikueshme që burojnë nga natyra e njeriut. Ndërkohë, nga një drejtim tjetër erdhi një kontribut madhor. Dekarti zgjeroi shumë bazën e sigurisë në njohje, të mënyrës si njohim dhe të çfarë njohim. Duke kërkuar një bazë sigurie përtej revelatës dhe përtej arsyes së kulluar, Dekarti gjeti një bazament edhe te vetë njohja: mendoj, pra jam.
Pra, shqisat do të na japin të dhëna për çfarë mund të arrijë njerëzimi. Ndërsa Hobbes-i u bë vendimtar pasi duke e parë jetën njerëzore në kushte natyrore si “të vetmuar, të tmerrshme, brutale dhe të shkurtër”, ai tha se frika më e madhe e njeriut është vdekja e dhunshme.
Prej këtu lind një shkencë e gjerë e politikës e bazuar mbi çfarë kanë të përbashkët qeniet njerëzore –njohjen që vjen nga shqisat-një shkencë politike që vjen nga të dhënat dhe demosi. Kësisoj, politika në demokraci nuk është një fushë në të cilën natyra njerëzore përsoset, nuk është një vend në të cilin njerëzit zgjidhen apo emërohen për të shprehur potencialin e tyre më të lartë.
Përkundrazi, politika moderne, thotë Thomas West i Claremont Institute, mbështetet mbi hamendjen se njerëzit do të sillen dhe veprojnë mbi impulset e fuqishme të natyrës së tyre defektoze. Themeluesit e SHBA-së – sidomos njeriu më me ndikim në hartimin e Kushtetutës, James Madison – pyeste se cili ishte rezultati më i keq politik? Përgjigja e tij ishte: tirania. Për këtë arsye, ai dhe mendimtarët e tjerë të Revolucionit Amerikan ndërtuan një Kushtetutë në themel të së cilës ishte ndarja e pushteteve, kontrolli dhe balanca e tyre.
Për ta, formë e tiranisë që mund të lindte në një Republikë ishte tirania e shumicës. Pyetjes se si mund të shmanget, Madison i përgjigjej: duke mos patur shumica që mund të bëhen tiranike duke qëndruar gjatë; duke reduktuar mundësitë që një shumicë e madhe të krijohet dhe të rrijë gjatë. Në mënyrë mjerane, në Shqipëri po mbahet gjallë, po ushqehet ideja se zgjedhjet mund të mbahen dhe duhet të mbahen pa opozitën, se opozita mund të jetë Bojaxhiu apo Topi, Blushi apo Gjinushi. Kjo është antidemokratike, kjo nuk e sheh politikën si një fushë në të cilën njerëzit janë aty me impulset e tyre defektoze dhe duhet gjetur çdo mjet që ata të kontrollohen, që pushtetet të jenë të ndara, që qeveria të jetë nën kontroll parlamentar, që gjyqësori të bëjë kontroll dhe balancim pushtetesh duke mos lejuar qeverinë dhe Parlamentin të marrin pushtet që nuk janë të tyret.
Sot duket e pamundur, për shkak të zhurmës së qeverisë dhe gjithë atyre që e ndjekin këtë zhurmë, por tirania është shumë pranë. James Madison thoshte se tirania si formë më të shëmtuar të sajën ka atë që vjen si pasojë e “nevojës për t’iu shërbyer ligjit dhe njerëzve”. Edhe qeveria, kryeministri dhe mbështetësit e tyre flasin për nevojë për të respektuar ligjin apo nevojë për t’iu shërbyer njerëzve. Turpshëm, ata madje e kërkojnë me ngulm këtë gjë duke harruar se tirania do të hajë të parët disa nga vetë ata.
Kështu vjen dhe kështu vepron ajo gjithnjë./Mapo
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38