Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet parlamentare më 9 maj 2021? Meta i përgjigjet Ballës: Të ishte për mua...

Zgjedhjet parlamentare më 9 maj 2021? Meta i përgjigjet Ballës:

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur propozimit të Taulant Ballës, kreut të Grupit Parlamentar të PS, i cili një ditë më parë i propozoi që datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare ta përcaktonte në 9 maj, si dita e Evropës dhe i fitores mbi fashizmin.

“Mbledhja e sotme e këshillit kombëtar të integrimit ishte mjaft e rëndësishme për të kuptuar detyrat e mëdha që na presin dhe që duhet ti përmbushim sepse metodologjia e re e zgjerimit pas propozimeve të Francës, siç ofron avantazhe për të gjitha vendet që u qëndrojnë detyrimeve, njëherësh mund të sjellë kthim pas të procesit dhe të arritjeve dhe me këtë drejtim unë duhet të vlerësoj edhe dakordësinë e fundit të këshillit politik për reformën zgjedhore , jo si një marrëveshje që zgjidhi gjithçka por si një hap i mjaftueshëm për të vazhduar të ecet në rrugën e dakordësimit jo vetëm deri në elementë që garantojnë zgjedhje me integritet , por edhe sic e kërkojnë kushtet e BE, që janë shumë të qarta në këtë drejtim.

Pa dyshim cilësia e zgjedhjeve është kryesore, po të ishte për mua data duhet të ishte dje,në kuptimin e rëndësisë dhe legjitimitetit të plotë të institucioneve në vend, por mbetet ende shumë punë para për të treguar përgjegjshmëri në këtë proces që po monitorohet nga vendet anëtare.

”, u shpreh Meta.

Të fundit