Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet për presidentin e UEFA-s, Alexander Ceferin i vetmi kandidat në listë

Zgjedhjet për presidentin e UEFA-s, Alexander Ceferin i vetmi kandidat

Futbolli është një sport më shumë se konkurrues, të duhet të luftosh çdo ditë me çdo rival për t’ia arritur qëllimit, por me sa duket nuk funksion kështu kur bëhet fjalë për të zgjedhur atë që do të drejtojë qeverinë e futbollit europian.

Nesër do të zhvillohen zgjedhjet për presidentin  e UEFA-s dhe siç duket Aleksandër Ceferin  nuk ka asnjë rival.

Kjo pasi emri i sllovenit është i vetmi në listë dhe rizgjedhja e tij do të bëhet thjesht për formalitet.

Të gjitha federatat pjesëmarrëse në UEFA  kanë vendosur t'i besojnë sërish Ceferin-it edhe një mandat tjetër.

Kujtojmë se Ceferin mori drejtimin e UEFA-s në vitin 2016, duke zëvendësuar Platinin.

Të fundit