Zgjedhjet për Rektor, dekani i Fakultetit Juridik: Koha që UT të drejtohet nga një jurist, ju tregoj platformën time

Dekani i Fakultetit Juridik në Tiranë, Artan Hoxha i cili është zyrtarisht kandidat për Rektor të Universitetit të Tiranës ishte i ftuar në ”Opinion” në News 24 ku foli për platformën me 6 pjesë për drejtimin e Universitetit të Tiranës.

Sipas tij tani UT duhet të drejtohet për herë të parë nga një jurist, i cili si parim ka ligjshmërinë por edhe garantimin e funksionimit normal të institucionit.

Ai paraqiti edhe platformën me 6 pika kryesore, ku tha se vëmendje do të kenë pedagogët, funksionimi i universitetit, mësimdhënia, ndërkombëtarëizimi i UT, mundësia për studiuesit e huaj.

“Ka ardhur koha që pas shumë vitesh, të drejtohet nga një jurist. Gjithmonë është drejtuar nga profesione të tjera. Por Fakulteti i Drejtësisë, apo pozicioni i juristit nuk ka qenë. Për mua është sfidë. Një jurist që ta vënë përpara situatës do të ndjekë ato rregulla që një jurist ndjek, ligjshmërinë dhe garantimin e funksionimit normal, autonomisë, dhe përfaqëimit me të tretët.

Ne do të zhvillojmë rregullat për distancën, dhe rregullat e tjera për të mos infektuar studentët dhe të tjerët. Institucionet e arsimit të lartë i kanë marrë masat edhe pse kushte nuk janë fort të përshtatshme.
Senati nuk është i ndarë, nëse Rektori e njeh KIZ apo jo, është problemi i tij. Institucionet e arsimit të lartë janë të tilla që Rektori nuk është institucion bllokues. Kur rektori në detyrim të ligjit thërret senatin, dhe hap procedurat për KIZ-in e ri, nuk i zhvilloi këto kompetenca, atëhere Senati u detyrua të mblidhet, edhe pse ftoi Rektorin, dhe të konfirmojë vazhdimin e funksionimit ët KIZ-it aktual, për përfundimin e procesit zgjedhor, dhe zgjedhjet e KIZ-it të ri, pas zgjedhjeve në universitet.

Rektori Koni e sheh sikur zgjedhjet janë nga e para, dhe kështu nuk i përfundojmë dot zgjedhjet në 30 korrik.
Të gjithë kandidatët për Rektorë, Senat, shefa departamentesh, që në fillim të majit kanë aplikuar për kandidat, dhe presin zgjedhjet. Sot jemi në fillim të muajit korrik.
Padyshim që unë kam një platformë për drejtimin e Universitetit të Tiranës. Dua të ruaj pak përfundimin e afateve të procesit zgjedhor pasi të dielën përfundojnë aplikimet për kandidatë qoftë dhe për Rektori. Kryesisht janë të lidhura me misionin që ka institucioni, është e ndarë në 6 blloqe, ka në vëmendje mësimdhënien, studentët, pedagogët, ndërkombëtarizimin e universitetin, mobilitetet dhe mundësinë e zhvillimit të programeve në gjuhë të huaj, mundësi për studiuesit dhe studentët e huaj, kam një platformë që është si një libër i hapur, ofertë që do plotësohet, diskutohet, nuk do jetë thjesht fillimi dhe mbarimi i punës së Rektorit të ri. Do jetë oferta ime.”– tha Artan Hoxha.