Flash News
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
Protesta trazon PS-në/ Zegjineja e ‘meme-ve’ sulmon influenceren: Shëmtirë, diote. Balla kapet me Reuters
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
Publikoi tezën e Letërsisë 20 minuta pas nisjes së provimit, përjashtohet maturanti në Kukës
Milivoje Mihajlloviç
Politikanët premtojnë se kemi përpara një vjeshtë të nxehtë përsa i përket problemit të Kosovës. Ky paralajmërim nuk më shqetëson sepse e di se politikanët shumë rrallë flasin të vërtetën, më rrallë se shitësit e makinave të përdorura. Shoh se jemi larg edhe nga ai momenti kur të dyja palët do të ulen në tryezën e bisedimeve, e kësisoj zgjidhja nuk duhet as në horizont. Sepse, për hir të së vërtetës, zgjidhja as që u intereson fare politikanëve. Atyre u intereson vetëm pushteti. Dhe do të jenë në pushtet (kështu siç janë) vetëm derisa të mos ketë zgjidhje dhe stabilitet. Për këtë edhe përpiqen që ta paraqesin vetveten si të vetmit që mund ta zgjidhin problemin të cilin ata vetë (ose në bashkëpunim me të tjerë) e kanë shkaktuar. Kështu prej vitesh, krijojnë probleme me synimin për të shitur zgjidhjet. Edhe kjo u ecën mbarë, sepse bota kështu funksionon.
Në vend të gështenjës së nxehtë kosovare, neve na pret një vjeshtë e nxehtë parazgjedhore. E dimë mirë se nga të gjitha foltoret „do të gjëmojnë“ mesazhet kombëtare. Do të fitojnë ata që premtojnë në mënyrën më të besueshme, ata që kanë menduar ndonjë „marifet“ të ri për të vjedhur votat, ata që do të kenë para për të blerë zgjedhësit, për të paguar antarët e komisioneve zgjedhore, kontrollorët... Duhet menduar diçka që do ta arrijë „trenin bullgar“ (Term që përfaqëson një mënyrë të veçantë të keqpërdorimit të së drejtësssë votës, në atë mënyrë sipas së cilës një parti politike ndryshon rezultatet zgjedhore në përfitim të saj. Ky term karakterizon rastin kur një person voton në shumë zona zgjedhore. Termi ka lindur në Bullgari në fillim të shekullit 21. shën. i përkth.). E dimë se marifetllëqet zgjedhore nënkuptojnë shumë para, përgatitje të mirë, infrastrukturë të fuqishme. Megjithatë, mediat mbeten faktori kryesor në zgjedhje. Fushatat në këto anët tona, për fat të keq zhvillohen kryesisht nëpër televizione. Hapen autostradat më të shtrenjta, vende të reja pune, shpërndahen andej këndej premtime pa bazë. Ekipet e specialistëve të marketingut, spin-doktorët, psikologët, statistikanët. Që të gjithë studiojnë predispozicionin e publikut. Agjensitë për anketimin e mendimit publik i shesin më shtrenjtë se kurrë prodhimet e tyre. Krahas anketimeve të klientëve shpesh kanë edhe anketime me opinionin publik që përmbajnë rezultate „të adoptuara“ nëpërmjet të cilëve do të mund të ndikojnë në ndryshimin e mendimit të zgjedhësve në interes të partisë apo politikanit që është i gatshëm t’i paguajë më shumë.
Në Ballkan kohët e fundit po zbatohet edhe i ashtuquajturi „bashkëpunim ndërkufitar“ në fushatat zgjedhore. Kështu ka vite që në Kroaci fushtata zgjedhore bazohen në njëfarë baze antiserbe. Në Kroaci një formë e tillë e fushatës (presidenciale) parazgjedhore „zyrtarisht“ filloi me sulmin e një grupi prej pesëmbëdhjete huliganësh në një kafe afër Kninit. Agresorët rrahën të pranishimt, ndër të cilët kishte edhe fëmijë, të cilët po shihnin një ndeshje të „Crvena Zvezdës“.
Njëlloj edhe në Mal të Zi për të cilin Beogradi është vendi më i përshtatshëm për studime, për biznes, madje edhe për larje llogarish mes narko-klaneve malazeze në konflikt me njëri-tjetrin. Por, njëkohësisht Beogradi është edhe targeti më i dëshirueshëm në fushtat zgjedhore, kryeqyteti i të gjithë rreziqeve për Malin e Zi të njohura historikisht. Në Republikën Srpska rezultatet zgjedhore varen nga fushata mbi „kotësinë“ e Federatës së Bosnjë e Hercegovinës, ndërsa në Sarajevë si kartë e fortë zgjedhore përdoret „secesionizmi“ i Banja Llukës. Në Prishtinë „receta“ për fitore në zgjedhje është ajo që ka si nishan Serbinë. Në Beograd zgjedhjet fitohen me përrallën për „kërcënimin e përgjithshëm“ të serbëve, mbi „Ollujën që kërcënon Veriun e Kosovës“. Dhe, po, mbështetjen e zgjedhësve e ka gjithashtu edhe ai që ka mbështetjen e Moskës. Jam i sigurtë se, nëse fantazojmë për ndonjë rast sikur Putini të kishte mundësi dhe të dëshironte të kandidaonte në Serbi, ai do t’i mundte në mënyrë shkatërruese të gjithë kundërkandidatët e mundshëm, (sigurisht ata që do të guxonin t’i dilnin në mejdan). Politikanët në rajon mendojnë se gjatë fushatës zgjedhore është e lejueshme çdo lloj gënjeshtre. Shembull bindës është ai i kryeministrit të dikurshëm kroat, i cili mburrej gjatë fushatës me gjyshin ustash dhe më vonë doli se gjyshi i tij kishte qenë partizan. Kam dëgjuar se ai tani kandidon për President të Kroacisë (Është fjala për ish kryeministrin kroat Zoran Millanoviç, që është një prej kandidatëve në garën presidenciale në Kroaci për zgjedhjet në fund të këtij viti. Shën. i përkth.).
Me një fjalë, „fqinjët“ nga Jugosllavia e dikurshme ndikojnë bindshëm në zgjedhje në pothuajse të gjithë mjediset.
Përveç kësaj, të gjitha fushatat janë kryesisht negativiste ndaj kundërshtarëve politikë të cilët brenda mundësive duhen përbaltur dhe komprometuar deri sa të jetë e mundur.
Është përrallë e veçantë ajo për ashpërsimin e marrëdhënieve me armiqtë „tradicionalë“ lokalë. Emëruesi i përbashkët i të gjitha zgjedhjeve është ngritja e temperaturës në linjën Beograd-Prishtinë. Rigjallërohen përrallat për „agresionin në Veri“ dhe ato për „rrezikun nga Serbia“. Tabloidët që janë plotësisht nën kontrollin e pushtetit, prej vitesh „ngopin“ opinionin publik me mundësinë e luftës në Kosovë dhe mbjellin urrejtje e cila, sipas rregullit, shkakton skena të ngjashme me ato të asaj kafenesë afër Kninit për të cilën folëm më lart. Dhe pastaj gjithçka shkon sipas skenarit tashmë të njohur. Pushteti i mbështet, i paguan, i motivon, i furnizon me informacione dhe gënjeshtra nga të cilat gazetarët gatuajnë atë diçkanë që quhen lajme.
Për shembull atë sipas së cilës „Patriarku Pavle ishte për ndarjen e Kosovës“ apo me qindra budallallëqe të ngjashme. Epo, për „ndarjen e Kosovës, apo korrektimin e kufijve, shkëmbimin e territoreve apo ndërkufizimin“ nuk është më as Volfgang Petriçi (politikan austriak në pension me punë të përkohëshme në këto hapësira), i cili njëherë e një kohë ishte për ndarjen si zgjidhja më e mirë e mundshme për Kosovën dhe fliste me më shumë zjarr sesa vetë redaktorët e gazetës „Informer“, gazetës „Novosti“, apo TV Pink. Sot Volfgang Petriçi pohon se ka pas qenë „i hapur ndaj çështjes së korrektimit të kufijve, por është i vetëdijshëm se kjo nuk është zgjidhje për shekullin 21“. Sepse përndryshe, po të ishte ide e mirë- do të lobonte për të Toni Bleri apo Petriçi. Sepse Bleri lobon vetëm për idetë e këqija. Këto kushtojnë më shtrenjtë.
Besoj se në fushatën parazgjedhore në Kosovë, kundërshtarët e Hashim Thaçit do të përdorin me shkathësi planin e tij për ndarjen në mënyrë që të shfaqin atë si tradhëtar. Për pushtetin në Beograd, sipas zakonit të vjetër, përdorimi i temës „Kosova dhe Metohija“ nuk është i rekomandueshëm. Opozita, siç po duken punët, do t’i bojkotojë zgjedhjet, e për pasojë nuk do të kenë rast t’ia shprehin hapur Vuçiçit kotësinë e idesë mbi ndërkufizimin.
Zgjedhjet mbarojnë. „Trenat bullgarë“ dikujt i sjellin thasë me vota dhe dikujt ia marrin. Por vokabulari zgjedhor lë shkretëtirë në radhët e „fiseve ballkanike“. Dhe kjo ndreqet me vështirësi. Fushatat nxisin ekstremistët e të gjitha llojeve, radikalët, djathtistët, neofashistët, militantët e grupeve të tifozëve, me një fjalë fundërrinat e sojit më të keq. Është e natyrshme që në një ambjent të tillë më shumë vota fitojnë ata që shkaktojnë reaksione negative të grupimeve nacionaliste të taborrit kundërshtar. Elitat politike (me ndihmën e mediave të tyre) nxisin diskriminimin, përqeshin tolerancën, krijojnë atmosferë frike, pasigurie, nxisin dhunën ndaj njerëzve dhe grupimve të caktuara...
Një ambjent i tillë bëhet i „natyrshmëm“. Fjalori i urrejtjes – i zakonshëm. Dhuna -e pandëshkueshme. Traumat e tranzicionit lindin çrregullime shoqërore si puna e agresivitetit, profecive, sociopative, çorganizimit dhe largimit nga normat civilizuese në shoqëritë tona. Me një fjalë, kohë ideale për krijimin e kultit të personalitetit dhe ngritjen e udhëheqësit në nivelin hyjnor.
Formula është e thjeshtë. E tërë politika reduktohet në fushatë zgjedhore. Një njeri i vetëm apo një qendër fuqie vendos për gjithçka. Prononcimet publike janë një dukuri e përditëshme dhe e zakonshme. Luftë e suksesshme me armiqtë e fantazuar, të krijuar ose të blerë. Kontroll i plotë në rrymat financiare. Fshirje e kufirit mes nëntokës dhe pushtetit. Realitet virtual për qytetarët të magjepsur me besimin e përditshëm se jetojnë më mirë... dhe se „së shpejti do të jetë akoma më mirë“... vetëm se duhet të na jepni votën tuaj për „shpëtimtarin“. E vërteta sesa plaçkitet duhet të mbulohet me çdo çmim. Qëllimi i ekzistencës së mediave është të mos lejojnë që të njihet gjendja jonormale e shoqërisë. Në vitet nëntëdhjetë të shekullit të kaluar nëpër televizione janë emetuar serialet „Jetë më e mirë“ dhe „Njerëz të lumtur“. Realiti shou është sot njëfarë programi arsimor nëpër televizionet tabloide. 'Rialiti' është shumë i ngjashëm me fushatat politike. Politikanët më të korruptuar flasin më shumë për luftën kundër korrupsionit. Fushatat parazgjedhore të kujtojnë„festivalin e gënjeshtrave“ qëllimi i të cilit është të fitohet edhe një mandat për plaçkitjen e popullit dhe të mirave kombëtare. Jeta shndërrohet në iluzion në të cilin ia kalojnë më mirë kriminelët. Këto sisteme ekzistojnë me mbështetjen e nëntokës. Të gjithë e dimë se kjo përfundon me lot.
Gabimi i politikanëve ballkanikë se do të munden të kontrollojnë ekstremistët (që i kanë krijuar dhe edukukar ata vetë) përfundoi me gjak në dhjetëvjeçarin e fundit të shekullit të kaluar. Fushatat parazgjedhore, si simptomë e patologjisë shoqërore kërcënojnë paqen ballkanike dhe janë burim themelor i pasigurisë së vazhdueshme.
*Milivoje Mihajlloviç ka lindur në vitin 1958 në Prishtinë. Ka informuar mbi ngjarjet në Kosovë nga gazeta „Jedinstvo“, Tanjugu, RTV Beograd, BBC, APTN, Agjensia Franc Press, CBS-në. Ka qenë kryeredaktor i Radio-Prishtinës, themelues i Media –Center, redaktor i programit informativ i YU-info TV, aktualisht është drejtor i radio Beogradit.
**Marrë nga Kossev. Përktheu për Politiko.al: Xhelal Fejza
Të fundit
"Rama jepe dorëheqjen!”, mijëra protestues vijojnë marshimin në rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 22:30
Pas tri orësh para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimin nëpër rrugët e Tiranës
9 Qershor 2026, 20:53
Aktori i njohur nga protesta: Ika nga Shqipëria sepse nuk doja të shisja shpirtin
9 Qershor 2026, 20:32
“Vetëm hëna të ka ngel pa vjedh”, mesazhe të forta ndaj qeverisë me pankartat pikante
9 Qershor 2026, 20:12
Meçollari akuza nga protesta: Në Palasë dhe Dhërmi është tjetërsuar mjedisi
9 Qershor 2026, 19:38
Reuters: Brukseli kritikon Tiranën për Zvërnecin, mjedisi kusht për anëtarësimin në BE
9 Qershor 2026, 19:19
Gjykojeni protestën nga kundërshtarët
9 Qershor 2026, 18:20
Pas katër seancash, Ilir Beqaj përmbyll kërkesat paraprake
9 Qershor 2026, 18:11
OKB mesazh për Iranin, Libanin dhe Gazën: Respektoni armëpushimet
9 Qershor 2026, 17:06
10 ditë që tronditën “sistemin”
9 Qershor 2026, 16:53
Operacion anti-drogë në pesë qytete të Kosovës, 5 të arrestuar
9 Qershor 2026, 16:44
Aksident në Greqi, ndërron jetë 16-vjeçari shqiptar
9 Qershor 2026, 16:25
Komisioni Evropian: Ministri i Mjedisit na tha se punimet janë pezulluar në Zvërnec!
9 Qershor 2026, 16:14
Rama 'përplaset' me gazetaren rumune: U kanë bllokuar trurin!
9 Qershor 2026, 16:13
“Revolucioni i Flamingove” përplas Ramën me Iranin
9 Qershor 2026, 15:56
Ky është Armand Shakaj, i dyshuar si autor i zhdukjes së Eglant Koçit
9 Qershor 2026, 15:30
Senatori demokrat Bernie Sanders: Populli po i thotë JO oligarkisë globale në Shqipëri!
9 Qershor 2026, 15:17
Paqja globale, në rënie për të 12-in vit radhazi, Shqipëria renditet e 36-ta në botë
9 Qershor 2026, 14:47
Prokuroria e Vlorës sekuestron 5 mln euro pasuri
9 Qershor 2026, 14:29
Foto/ Dyshohet se u rrëmbye, kjo është fotoja e fundit 34-vjeçarit para zhdukjes
9 Qershor 2026, 14:20
Kopjac i Vuçiçit dhe në krizë
9 Qershor 2026, 14:11
Zhdukja e Eglant Koçit, arrestohet një person me urdhër të Prokurorisë
9 Qershor 2026, 13:23
Protesta përplas Ramën me mediat botërore, rreziku i krizës së imazhit!
9 Qershor 2026, 13:01
Dhunuan drejtorin e AKU-së në Shkodër, arrestohet njëri prej autorëve
9 Qershor 2026, 12:43
Eksperti i sigurisë ngre alarmin: Grupet kriminale strehohen në zonat e Kamzës!
9 Qershor 2026, 12:36
Vrasja në Paskuqan/ Autori është gjurmuar deri në Bovillë, ka braktisur mjetin
9 Qershor 2026, 12:24
Kush e komandon sot Edi Ramën?!
9 Qershor 2026, 12:14
Rama del 'blof'/ Si po i përqafojnë turistët e huaj protestat në Shqipëri
9 Qershor 2026, 12:00
Si e bindi Rama Perëndimin se fati i Shqipërisë lidhet me emrin e tij
9 Qershor 2026, 11:20
Berisha në konferencën e EPP: Shqipëria ndodhet në sallën e urgjencës
9 Qershor 2026, 10:27
Nga kullat te lumenjtë: kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
9 Qershor 2026, 10:04
Operacioni në Vlorë, zbardhen emrat e 6 të arrestuarve
9 Qershor 2026, 09:44
Këmbimi valutor, me sa shiten dhe blihen monedhat e huaja sot
9 Qershor 2026, 09:26
Transmetoi 'live' protestën, Balla sulmon Reuters: Kanë hall tjetër, jo Shqipërinë
9 Qershor 2026, 09:13
Policia zbarkon në Vlorë, disa të arrestuar, mes tyre një i kërkuar ndërkombëtarisht
9 Qershor 2026, 08:56
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
9 Qershor 2026, 08:40
Shpopullimi alarmant/ Në një vit, Shqipërisë i ikin 33 mijë të rinj
9 Qershor 2026, 08:28
Mot i paqëndrueshëm dhe vranësira, parashikohen reshje shiu në disa zona
9 Qershor 2026, 07:59
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
9 Qershor 2026, 07:45
Kritikoi Ramën, Zegjine Çaushi sulmon influenceren: Të bësh ironi ti shëmtirë...
8 Qershor 2026, 22:37
Nard Ndoka jep lajmin: Sali Berishës i është hequr “non grata”
8 Qershor 2026, 21:59
Rekord firmash në peticionin “Rama Out”, mbi 1 mln e 700 mijë nënshkrime nga shqiptarët
8 Qershor 2026, 20:59
Notarja Eva Buzo i bashkohet protestës: Jeni frymëzues, bota po e dëgjon zërin tuaj!
8 Qershor 2026, 20:48
Kaja Kallas propozon diplomaten portugeze si ambasadore të BE-së në Shqipëri
8 Qershor 2026, 20:28
Shqiptarët kërkojnë dorëheqjen e Ramës, Reuters raporton “live” protestën nga Tirana
8 Qershor 2026, 19:07
35-vjetori i PS-së, Rama pritet me protesta në Shkodër
8 Qershor 2026, 18:07
Tensione mes Iranit dhe Izraelit, BE: Rajoni i bllokuar mes luftës dhe armëpushimeve
8 Qershor 2026, 17:42
Shi dhe rrëshqitje dherash në aksin Moglicë–Gramsh, kufizohet qarkullimi në një krah
8 Qershor 2026, 17:21
Mosha e pensionit akoma më e vështirë se jeta në punë
8 Qershor 2026, 17:03
Zgjedhjet në Kosovë, asambleja parlamentare e KE: Pati ndërhyrje nga Serbia
8 Qershor 2026, 16:54
Euro e nis javën në rënie të mëtejshme, zbret drejt pragut të 95 lekëve
8 Qershor 2026, 16:34
Sondazh/ A mendoni se protestat e fundit kanë dëmtuar imazhin e qeverisë Rama?
8 Qershor 2026, 16:22
Boçi: Mazhoranca po bllokon debatin për ligjin që ndalon propagandën gjinore tek fëmijët
8 Qershor 2026, 16:15
Vrasja në Kamëz, autori qëlloi me 10 plumba, në shënjestër ishte edhe shoku i viktimës
8 Qershor 2026, 16:07
Nga kullat te lumenjtë/ Kostoja e padukshme e etheve të ndërtimit
8 Qershor 2026, 15:56
Miratohet në parim amnistia penale, 380 të dënuar lirohen mënjëherë
8 Qershor 2026, 15:11
Abuzimet me fondet “SASPAC”, Apeli lë në burg Ilir Beqajn
8 Qershor 2026, 14:58
FIFA ndryshon traditën historike, ja si do të prezantohen skuadrat në Botërorin 2026
8 Qershor 2026, 14:46
U vra pas një konflikti në Kamëz, ky është 27-vjeçari që u nda nga jeta
8 Qershor 2026, 14:43
Të shtëna me armë zjarri në Velipojë
8 Qershor 2026, 14:38