Flash News

KRYESORE

Zgjedhjet sipas Nevila Xhindit: timonierët e kanabisit blenë një timon

Zgjedhjet sipas Nevila Xhindit: timonierët e kanabisit blenë një

Nevila Xhindi, Sekretare për Shoqërinë Civile në Partinë Demokratike, bëhet një ndër të parat që thyen 'heshtjen zgjedhore'.

Me anë të një statusi në Facebook ajo flet për standardet e zgjedhjeve duke cituar raportin e OSBE-ODHIR. "Majftueshëm", shkruan me ironi Xhindi.

Më pas sekretarja e PD bën një lidhje mes 'timonierëve të drogës` dhe 'timonit' që mori në duar Edi Rama.

Stausi i plotë:

Kronikë e një viti të mbrapshtë

Na ishin njëherë ca zgjedhje, fati i të cilave endej magazinave të kanabisit dhe rrugëve ku të fortët ishin timonierët e kamionave që transportonin vëzhgues...të brendshëm e të jashtëm...

Ishte verë 2017!

Vëzhguesit e huaj në një ditë të vetme konstatuan që standarti i zgjedhjeve në Shqipëri ishte MJAFTUESHËM!( OSBE-ODHIR)

Po ne vëzhguesit e përfituesit shqiptarët si menduam?

Në katër vite ne e dinim mirë se sa shumë reforma kanabistore u deshën në gjithë Shqipërinë dhe sa të fortë dolën rrugëve gati për ta dhunuar votën e lirë, atë të lirën fare, atë të varfrën që përpëlitej trishtueshëm për mbijetesë.

Po! Në katër vite shqiptarit iu dhunua deshira për punë, për biznes, për shkollim, për kurim shëndetësor, iu varfërua shpirti!!

Ua morën shqiptarëve gjithçka kishin dhe i blenë një timon!

Timoni shkoi në duar të sigurta

Ama shqiptarët brenda shtëpisë, aty ku qahen hallet e vërteta, me mendjen e tyre, aty ku thellë fle liria, por tashmë si përfitues të vlerësuar me çmimin e varfërisë dhe si vëzhgues të kujdesshëm, u japim notë JO KALUESE zgjedhjeve!

Demokracia shqiptare ende përpëlitet magazinave e rrugëve pa krye të varfërisë.

Koha ( jo ajo që humbëm në 27 vjet) mbase do u vërë prangat të fortëve dhe magazinave te kanabisit..e mbase do ta çlirojë shqiptarin e ndrydhur mendimeve për varfërinë e shitur!

Të fundit